PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lufta ndaj kancerit - soja "diamanti i verdhë"
2013-03-08 19:22:59 CRI Komenti juaj Printoni

Një në tre njerëz sot në botë preken nga kanceri. Shifra alarmante janë regjistruar në SHBA për pacientët që preken gjithnjë e më shumë nga kjo sëmundje. Dhe me të drejtë shumë pacientë pyesin a mbeten operacioni, kimioterapia dhe rrezatimi të vetmet mënyra për trajtimine kësaj sëmundjeje?

Në fakt, që nga momenti kur operacioni, kimioterapia dhe rrezatimi u bënë trajtimet standarde për të gjithë personat që vuajnë nga kanceri, të dhënat kanë treguar se përsëri rastet e vdekjeve janë të larta.

Shumë pacientë kanë kthyer sytë tek mjekësia alternative me shpresën për të gjetur një zgjidhje. Shumë prej të cilëve që vijnë në Kinë janë të interesuar të dinë se si e trajton kancerin mjekësia tradicionale kineze: a ka shpresë për gjetjen e ndonjë kure, dhe çfarë metodash parandaluese përdoren.

Ne të gjithë e dimë se shumica e kancereve kanë lidhje me mënyrën e të ushqyerit. Sidomos për femrat, pasi sipas një studimi është vlerësuar se 60% e rasteve të kancerit tek femrat janë të lidhura me dietën. Faktet kanë treguar se ka disa ushqime që mund të na rrezikojnë për prekjen nga kanceri dhe disa të tjera që mund ta reduktojnë ketë mundësi. Në mjekësinë kineze, mënyra e të ushqyerit konsiderohet si faktori kryesor në parandalimin e kancerit.

Shumë ushqime janë testuar shkencërisht dhe është dalë në përfundimin se shumë prej tyre kanë përbërës anti-kancerogjenë. Kohët e fundit disa studime shumë shpresëdhënëse janë bërë tek soja.

Nga e gjithë bima, që arrin një lartësi deri në 80 centimetra, përdoren kokrrat që janë në formën e fasuleve dhe shumë të pasura me proteina, lipide, vitamina, minerale e fibra, izoflavone. Janë pikërisht këta përbërës, fitoestrogjenët tipikë të sojës, që garantojnë një efekt mbrojtës. Izoflavonet kanë në të vërtetë një formulë kimike të ngjashme me estrogjenet dhe janë në gjendje të lidhen me të njëjtët receptorë, duke bllokuar veprimin.

Përbërësi aktiv te soja është genistejni, një lloj fitoestrogjeni që mbron prej kancereve me bazë hormonale. Ai është edhe një kufizues i fuqishëm i disa proteinave që marrin pjesë në rritjen e pakontrollueshme të qelizave kanceroze. Për të përfituar nga vetitë antikanceroze të sojës, duhet të hani 50 gramë në ditë prej saj, qoftë kokrra soje të gjalla ose të pjekura, ashtu edhe toufu.

Soja konsiderohet si një nga pesë ushqimet e shenjta në Kinë. Në tryezën e një familjeje tipike kineze, çdo vakt përmban ushqime me bazë soje: qumësht soje për mëngjes; sallatë me toufu për drekë dhe darkë. Madje edhe në banketet zyrtare, të sheh syri shumë pjata të gatuara me sojë, zakonisht të marinuara me hudhër, susam, salcë soje, ose xhenxhefil.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China