PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mjekësia tibetiane- kombinimi i shkencës dhe artit
2013-02-22 19:46:14 CRI Komenti juaj Printoni

Mjekësia tibetiane është një nga mjekësitë më të vjetra në botë dhe kohët e fundit ka nisur të njihet edhe nga perëndimi.

Teknikat diagnostikuese që përdoren nga mjekësia tibetiane kryesisht konsistojnë në intervistimin e pacientit, analizën e urinës dhe në matjen e pulsit. Një mjek tibetian në fillim diskuton me pacientin për të kuptuar gjendjen mjekësore të tij. Analiza e urinës e ndihmon mjekun të arrijë në përfundime për natyrën e kësaj sëmundjeje nga ngjyra dhe aroma e saj, trashësia etj. Matja e pulsit është një factor shumë thelbësor për diagnostikimin pasi e ndihmon mjekun të analizojë më tej problemin që ka pacienti. Mjekësia me barna bimore dhe minerale janë trajtimet kryesore, dhe akupunktura dhe metoda të tjera shtesë mund të përdoren pasi është gjetur diagnoza e vërtetë e sëmundjes.

Një prej studiuseve më të vjetra të mjekësisë tibetiane shprehet se mjekësia tibetiane e cila ndryshon shumë nga ajo perëndimore i kushton shumë rëndësi ekuilibrimit të tre elementëve brenda trupit të njeriut, burimi i nxehtësisë, burimi i ftohtësisë dhe aftësia për qarkullimin e këtyre dy energjive. Të gjitha sëmundjet besohet se vijnë nga problemet tek qarkullimi i energjisë. Ajo gjithashtu kujtoi kohën kur ishte studente.

"Për të mbledhur barnat bimore duhet të udhëtonim drejt zonave malore

çdo vit nga maji deri në tetor. Kjo nuk është e lehtë. Ngriheshim në orën 7 të mëngjesit dhe nisnim kërkime pranë drurëve të pemëve dhe ktheheshim në zonën e tendave gjatë natës. Disa bimë rriten në zona tepër të larta malore, ku vetëm meshkujt mund të ngjiteshin atje."

Kurat tibetiane

Aweto është një tonifikues i mirë dhe një ilaç ideal për trajtimin e kollës, astmës, dhembjeve në nyje si dhe për impotencën. Gjithashtu, ky ilaç gëzon një potencial të madh në parandalimin dhe luftën kundër kancerit dhe rrit aftësinë e imunitetit.

Lulja e lotusit të dimrit rritet në verilindje të Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës dhe është një bimë ideale për heqjen e toksinave nga trupi si dhe është përdorur në lehtësimin e simptomave të reumatizmës, në ndalimin e dhimbjeve të ndryshme, rregullon problemet me mitrën, kuron impotencën dhe trajton problemet me veshkat.

Mjekët tibetianë e këshillojnë që kjo bimë të përdoret në dozën 50g, e cila shtohet në 500ml verë dhe pasi përzihen së bashku lihen për një periudhë

10 ditore. Pihet përditë një sasi prej 30-50ml. Gjithashtu mund ta përdorni 9-15g të kësaj bime duke e zier në ujë, dhe duke e pirë në formë çaji.

Orpini i kuq: funksionon kryesisht si një medikament për uljen e temperaturës. Orpini i kuq tibetian përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndalon gjakderdhjen, si dhe ndihmon në rregullimin e funksionit nervor.

Changjue është një përbërje nga lulja e kuqe tibetiane dhe materiale të tjera mjekësore të rralla tibetiane. Kjo bimë kuron gastritin kronik dhe ulcerën.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China