PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mjekësia tibetiane- kombinimi i shkencës dhe artit
2013-02-22 19:46:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kurim me barna

Sipas mjekësisë tibetiane, gjatë mjekimit të sëmundjeve, duhen shtuar disa elementë të tjerë në dozën e përcaktuar, në mënyrë që të gjitha barnat të shkojnë atje ku është sëmundja, p.sh. kur në dozën e përcaktuar shtohet sheqeri i bardhë, mjekohen sëmundjet e thjeshta të nxehta, kur shtohet sheqeri i kuq, mjekohen sëmundjet e ftohta etj.

Mjekim me moksibustion

Në mjekimin me moksibustion përdoren kryesisht gjethet e pelinit. Kjo metodë mjekon sëmundjet e ftohta, si dobësia dhe problemet me tretjen e ushqimit, sëmundja e lëkurës në kokë, gjendja e dobët shëndetësore, çrregullime të rënda psikike, epilepsi, harresë etj.

Mjekim me pomada nga barnat

Lyerja me barna është një metodë e posaçme e mjekësisë tibetiane, sepse nëpërmjet lyerjes me barna në sipërfaqen e trupit mjekohen sëmundjet e brendshme, kjo është një metodë e thjeshtë dhe praktike, është popullarizuar shumë në mesin e banorëve. Sipas mjekësisë tibetiane,

lyerja me barna ka efekt kurues për trupin, për lëkurën, për mbilodhjen, për pagjumësinë etj.

Banja me barnat

Banja me barnat është një metodë karakteristike natyrore, banja bëhet në ujërat termale me sulfur e me minerale të tjera.

Ujërat termale janë shumë të mira kundër dhimbjeve të reumatizmës, problemeve me tretjen, problemeve me frymëmarrjen por edhe ndaj atyre te lëkurës. Këto ujëra shërbejnë edhe kundër ekzemave, rrezeve te forta të diellit, alergjive te ndryshme, plagëve, etj. Të gjitha këto falë mineraleve siç është dhe seleniumi.

Kërpudha tibetiane bën histori në kurimin e sëmundjeve

Që nga fillimet e praktikave shëruese, njerëzimi ka qenë gjithnjë në kërkim të përbërësit jetësor, një kurë universale. Ndër përbërësit më të kërkuar ishte Cordyceps sinensis, një tip kërpurdhe me një substancë që është nderuar masivisht që në Kinën e lashtë ku përdorimi i saj ishte i rezervuar vetëm për familjen perandorake. Analizat kimike kanë treguar se përbërësit e kësaj kërpudhe janë të jashtëzakonshëm.

Cordyceps sinensis sot është trajtuar si një brez i ri i kërpudhave që përdoren aktualisht nga industria farmaceutike, si dhe një shtesë diete nga konsumatorët më të informuar që janë në kërkim të alternativave për trajtime më të lehta për kancerin, AIDS si dhe te një game të gjerë të problemeve të tjera shëndetësore që lidhen me sistemin imunitar. Të etur për të jetuar, njerëzit janë të gatshëm të provojnë lloj-lloj recetash. Këtë herë, shpresa për shërim ka sjellë Cordyceps sinensis, kjo kërpurdhë me origjinë nga Rajoni Autonom i Tibetit, e cila po bën histori.

Receta me ilaçin e kerpurdhës tibetiane, po përhapet së fundmi kudo në botë. Përse përdoret kërpudha tibetiane - Rregullon dhe ekuilibron sistemin imunitar të trupit - Shëron sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe shpërbën kolesterolin (yndyrën) në enët e gjakut - Shëron sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe shpretkës, tret gurët e formuar në tëmth, shëron sëmundjet e veshkave dhe kontrollon rrugët urinare, shëron sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, zhduk ulçerat - Forcon veprimin e antibiotikëve dhe mjekon pjesët e infektuara në të gjithë organizmin - Rregullon tensionin e gjakut - Mjekon kancerin dhe pengon zhvillimin e metastazave - Pengon plakjen e shpejtë -Heq dobësinë trupore dhe lodhjen nga stresi - Përmban çdo vitaminë të nevojshme për jetën.

Mësuesi i parë i mjekësisë tibetiane ka theksuar se të gjitha qëniet luftojnë për lumturinë dhe përpiqen të mënjanojnë vuajtjen. Ndërkohë që energjia mund të jetë në çekuilibër si pasojë e një diete të varfër, traumave apo tensioneve emocionale, etheve, tensionit, mbilodhje, ekspozimit ndaj kushteve jo të mira klimatike, të gjitha këto shkaqe mund të gjurmohen nga "tre helmet " – të cilat janë dëshira, urrejtja dhe padija. Ai është i mendimit se shkaku i sëmundjeve mund t'i ketë gjurmët nga padija, që do të thotë se ka njerëz që e shohin veten apo gjërat rreth tyre në një mënyrë jo reale kjo, thotë ai, gjeneron gjendje mendore, duke cuar në rilindjen dhe shkakun e sëmundjeve.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China