Antibiotikët e tepërt te fëmijët
Ilacet janë të dobishme dhe efektive, por duhet të përdoren siç duhet. Administrimi i tyre i vazhdueshëm dhe i përsëritur mund të bëhet kundërproduktiv. Ekspertët thonë se kete gjë e tregon një studim i fundit.
Sipas projektit ARPEC, një studim i financuar nga Bashkimi Evropian në vitin 2010 (për përdorimin e duhur të antibiotikëve, në shënjestër në pacientët pediatrik), e sheh Italinë më mbrapa se vendet e Evropës veriore.
Studimi tregon se Evropa është e ndarë në gjysëm në përdorimin e duhur të antibiotikëve, sidomos te fëmijët. Përdorimi në mënyrë të papërshtatshme dhe përdorimi i tepruar i antibiotikëve çon në zhvillimin e rezistencës së tyre, pra aftësinë e mikroorganizmit për t'i bërë ballë një ose më shumë antibiotikëve, të cilët për pasojë bëhen joefektive kundër tij.
Vendet si Anglia, Gjermania dhe Belgjika e përdorin më pak këte lloj medikamenti, me një mospërputhje të fortë me Italinë, Greqinë dhe Spanjën. Në Greqi përdorimi arrin 40%, të paraprirë nga Italia me një konsum të antibiotikëve, e cila vjen në rreth 38%, Spanja 37.7%, 28.5% Portugalia.
Nuk këshillohen antibiotikët te femijet kur nuk është një infeksion bakterial në mënyrë të qartë, kundër të cilit përdorimi i kësaj droge është treguar qartë.
Këtë e konfirmon edhe Suzana Esposito, Drejtore e Pediatrisë UOC, Spitali me i madh IRCCS Poliklinik në Milano.
"Antibiotikët' – tha Esposito – janë medikamente të vlefshme, shumë të dobishëm në prani të infeksioneve të veçanta, por ata mund të jenë të dëmshëm nëse nuk përdoren siç duhet. Është, pra, shumë e rëndësishme që ata të përdoren vetëm kur i përshkruan pediatri, pas një diagnoze të kujdesshme të sëmundjes paraqitur nga fëmija."