PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Djersitja e tepërt dhe trajtimi i saj
2012-11-23 19:20:13 CRI Komenti juaj Printoni

Djersitja e tepërt

Por përveç djersitjes fiziologjike të nevojshme për të ruajtur ekuilibrin termik të organizmit, mund të ndodhë djersitja e tepërt ose e shtuar (hiperhidroza), që për mjekët, përveçse një sëmundje e lindur, mund të jetë "sinjal alarmi" për çrregullime endokrine, përfshirë këtu sëmundjet e tiroides, sëmundjen e diabetit, e deri edhe sëmundjet malinje. Edhe temperatura e lartë shoqërohet gjithmonë me djersitje, pas marrjes së substancave që e ulin atë. Gjithashtu menopauza e shtatzënia mund të sjellin shtim të djersitjes.

Megjithatë, nuk është vendosur ende një përkufizim standard i djersitjes së shtuar. Për qëllime praktike çdo sasi e djersitjes që ndërhyn me aktivitetet e jetës së përditshme mund të përkufizohet e të shihet si hiperhidrozë. Siç është vërejtur në një studim, në disa pacientë prodhimi i djersës mund të jetë i shtuar rreth 40 herë mbi vlerat normale. Ata paraqiten zakonisht me djersitjen e një ose më shumë pjesëve të trupit, siç janë sqetullat, pëllëmbët e duarve, këmbët ose fytyra.

Problemi i hiperidrozës fillon zakonisht gjatë pubertetit (9 – 16 vjeç) dhe vazhdon gjithë jetën, me njëfarë ulje të intensitetit, në varësi të gjendjes psiko - fiziologjike të personit. Kjo dukuri shqetësuese dhe e bezdisshme, që shpesh nuk varet nga temperatura e mjedisit, shfaqet në çdo stinë dhe përkeqësohet zakonisht gjatë verës.

Për sa i përket jetës sociale, personat qe vuajnë nga hiperidroza, shpesh e përjetojnë këtë dukuri me ulje të vetëvlerësimit dhe izolim nga shoqëria. Edhe kryerja e aktivitetit normal në punë dhe në jetën e përditshme, kthehet në një problem jo vetëm fizik, por edhe psikologjik. Djersa e tepërt, përveç bezdisjes që krijon tek personat e prekur, mund të bëhet shkak i depozitimit në lëkurë të baktereve, të cilët më proceset e fermentimeve prodhojnë aroma të pakëndshme. Djersitja është një dukuri normale gjatë motit të nxehtë, është një proces natyror dhe është e pamundur të ndërpritet. Vetë djersa nuk kundërmon, por bakteret që krijohen në vendet e djersitura në kontakt me ajrin lëshojnë erë të pakëndshme.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China