PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Djersitja e tepërt dhe trajtimi i saj
2012-11-23 19:20:13 CRI Komenti juaj Printoni

Djersitja dhe të mirat e saj

Djersitja është një mënyrë e eleminimit të lëngjeve të tepërta nga organizmi dhe luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e temperaturës së trupit. Trupi vazhdimisht çliron djersë edhe atëherë kur nuk jemi te vetëdijshëm për këtë. Djersitja mund të ndodhë në kushte fiziologjike dhe në kushte patologjike. Në kushte fiziologjike djersitemi për shkak të veprimtarisë së shtuar fizike. Nxjerrja e djersës në këtë rast ndihmon në uljen e temperaturës së trupit.Po ashtu djersitim shumë në verë, sepse temperaturat janë më të larta dhe djersitja bën një ruajtje të temperaturës midis temperaturës së jashtme dhe të brendshme, ruan një ekuilibër midis dy sistemeve brenda dhe jashtë organizmit. Djersitja verës është e domosdoshme për të ftohur trupin, ndërsa disa hulumtime kanë treguar se parandalimi i djersitjes gjatë verës, duke përdorur antiperspirantë dhe pajisje të klimatizimit mund të ketë efekte negative në shëndet.

Djersitja është forma më e shpejtë e lirimit të trupit nga toksinat. Me djersitjen sekretohen lëndët e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa, dhe përmirësohet shëndeti kardiovaskular, sepse zemra nën ndikim të ngrohjes së trupit punon në mënyrë të forcuar për të përmirësuar qarkullimin. Djersitja po ashtu mund të ngadalësojë plakjen e lëkurës. Ajo hap poret, çka përmirëson përbërjen dhe pamjen e lëkurës. Djersitja është e shkëlqyer për dobësim. Në një orë djersitje mund të shpenzohen deri në 300 kalori. Gjithashtu, djersitja redukton nivelin e stresit.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China