PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lokomotiva kineze që tërheq botën
2010-11-12 22:32:45 cri komenti juaj Printoni

Mësohet se tani në degën e prodhimit të trenave, Grupi CNR po zotëron gjysmën e tregut të Kinës. Njëkohësisht, në bazë të epërsive të tij në motor dizeli dhe në makina elektrike, ka zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme tregje të ndryshme. P.sh. Produktet e Grupit CNR janë produkte kineze që kanë përparësi në fushat e prodhimit të energjisë me erë, në ato naftëmbajtëse, në porte detare, në makina elektrike në minierë, në motor dizel të anijeve etj.

Veçanërisht në tregun e prodhimit të energjisë me erë, makinat elektrike të CNR-së zënë gjysmën e tregut dhe Grupi CNR udhëhoqi edhe përpilimin e standardit kombëtar të makinave elektrike të prodhimit të energjisë me erë. Në fillim të vitit 2009, Grupi CNR investoi 700 milionë euro në qytetin Si'an për ndërtimin e bazës kërkimore dhe të prodhimit të pajisjeve të prodhimit të energjisë me erë, më e madhja në Kinë.

Z. Cui Dianguo është i mendimit se epërsia e Grupit CNR në botë ndodhet në "raportin kompleks midis funksionit dhe çmimit". "Produktet e grupit tonë nuk janë më të mirat, por duke u marrë parasysh në mënyrë komplekse nga aspektet e sigurisë, të besueshmërisë, të komoditetit, të çmimit dhe të shërbimeve pas shitjes, produktet tona janë konkurruese në sferën botërore."

Gjendja e përgjithshme e Grupit CNR

Grupi CNR, me seli në Pekin, u krijua në vitin 2008, me kapitalin e regjistruar prej 830 milionë eurosh. Paraardhëse e tij ishte Shoqëria e Trenave të Tangshanit, që u krijua në vitin 1881, ndërmarrja më e hershme kineze në prodhimin e trenave.

Si kompani udhëheqëse e Kinës në prodhimin e trenave, Grupi CNR, duke trashëguar traditat qindvjeçare, u ka kushtuar rëndësi zgjerimit të tregut dhe novacionit. Në bazë të risisë së pavarur, të kombinuar me rinovacionin pas importimit dhe përvetësimit të teknologjive të huaja të përparuara, grupi ka realizuar hov strategjik në prodhimin e lokomotivave, ka arritur sukses të ri në prodhimin e vagonëve për njerëz, ka ruajtur epërsi në prodhimin e vagonëve të mallrave dhe ka zgjeruar tregjet jashtë hekurudhës. Krahas plotësimit të kërkesave të Kinës në zhvillimin e komunikacionit me binarë, produktet e grupit eksportohen edhe në mbi 30 vende e rajone të botës.

Shërbimet e Grupit CNR përfshijnë: kërkimin, projektimin, prodhimin, riparimin dhe shërbimin e lokomotivave hekurudhore (vargut të vagonëve me motorë), të metrove, të makinerive të inxhinierisë, të makinave elektrike dhe të pajisjeve elektronike; shitjen e produkteve, shërbime teknologjike dhe përdorimin me qira të pajisjeve; importin e eksportin, investime reale të lidhura me shërbime të sipërpërmendura; administrimin e kapitaleve dhe këshillimin e informacioneve.


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China