PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lokomotiva kineze që tërheq botën
2010-11-12 22:32:45 cri komenti juaj Printoni

Në bazë të kërkesave të transportit hekurudhor të Kinës dhe gjendjes së zhvillimit teknologjik të produkteve përkatëse, CNR-ja ka zgjedhur rrugë të ndryshme për krijime të reja në prodhimin e trenave të mallrave, metrove, lokomotivave dhe trenave të shpejtësisë së lartë.

Konkretisht, për prodhimin e trenave të mallrave, Grupi CNR ka ndjekur rrugën e novacionit të pavarur; për metronë, ky grup bëri novacion në bazë të integrimit të teknologjive ekzistuese; ndërsa në prodhimin e lokomotivave hekurudhore dhe të vagonëve me motorë, grupi bëri rinovacion pas importimit dhe përvetësimit të teknologjive të huaja.

"Novacioni nuk bie në kundërshtim me importimin e teknologjive", tha Cui Dianguom "Përkundrazi, me përvetësimin e teknologjive të huaja, mësuam përvojën nga kolegët e huaj, duke zvogëluar boshllëkun mes nesh me shkallën më të përparuar të botës brenda një periudhe rekord, me anë të metodave të kërkimit, të projektimit dhe të prodhimit."

Për disa vjet me radhë, në bazë të importimit dhe të përvetësimit të teknologjive të përparuara, Grupi CNR ka krijuar gradualisht platformat teknike në shkallën e parë botërore në lokomotiva, në varg vagonësh me motorë, në trena mallrash dhe në metro.

Z. Cui Dianguo është njëri i urtë dhe gjithashtu i guximshëm. Ai paraqiti kërkesën për veten dhe për grupin e tij që "të bazohet në sektorin e hekurudhës dhe të dalë nga hekurudha".

"Nëpërmjet zhvillimit të hekurudhave në Kinë, zotëruam teknologji përkatëse. Një pjesë e tyre është teknologji e përgjithshme, d.m.th. ato mund të përdoren jo vetëm në hekurudhë, por edhe në industri të tjera."- u shpreh Cui Dianguo.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China