PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lokomotiva kineze që tërheq botën
2010-11-12 22:32:45 cri komenti juaj Printoni

Dalja nga Kina, demonstrimi i "markës kineze" dhe pjesëmarrja në konkurrimet e tregut ndërkombëtar është një strategji e zhvillimit të kompanisë së trenave të pasagjerëve Changchun të CNR-së, e cila mbështetet tek krijimet e reja autonome. Në vitin 1995, kompania Changchun fitoi me sukses porosinë e 217 trenave të projektit të metrosë së Teheranit, në Iran, duke filluar rrugën e eksportit, të prodhimit dhe pjesëmarrjen në tregun ndërkombëtar. Pas krijimeve të reja shumëvjeçare, kompania Changchun e CNR-së arriti potencial të madh në konkurrimin me ndërmarrje të përparuara botërore.

"Objektivi i ardhshëm i kompanisë Changchun të CNR-së është hyrja në tregun evropian, në mënyrë që në binarët e metrosë me histori qindravjeçare të Evropës të "vrapojnë" edhe trenat e prodhimit kinez". Duke drejtuar sytë drejt së ardhmes, drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Lu Xiëei ka energji dhe besim të plotë. Duke hyrë në repartet e kompanisë Changchun të CNR-së, kudo mund të shihen parullat "Të lidhemi me botën dhe t'i drejtojmë sytë drejt së ardhmes". Kjo është moto e grupit CNR.

Të ardhurat nga shitja e prodhimit për vitin 2009 të grupit CNR janë trefishuar nga ato të vitit 2000, kur grupi sapo ishte krijuar. Edhe fitimet janë dhjetëfishuar. Modeli i krijimeve të reja autonome që po përparon dita-ditës i grupit CNR është baza e fortëe këtij grupi.

Drejtori i përgjithshëm i grupit mendon se krijimet e reja autonome përfshijnë krijimet e para, krijimet e integruara dhe krijimet e reja në bazë të teknologjive të importuara.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China