Ditën e tretë jam përseri në pavionet europiane, këtë rradhë për të vizituar pavionet e shteteve më të vogla, mes të cileve edhe Shqipërinë. Këtu rradhët janë më të shkurtra, gjë që i bën vizitat më të këndshme. Në mëngjes vizitoj vendet e Europës veriore, më bën përshtypje pavioni i Suedisë. Mes gjithë vendeve, Suedia ndoshta është vendi që ka bërë më shumë për të mbrojtur dhe përmiresuar ambientin natyror të saj. Eshtë vërtet mbreselënese të shohësh se si në nje lum plot plehra 30 vjet më parë tani fëmijet e vegjel notojnë plot gëzim, ose të shohësh që pyje të shkaterruara 50 vjet më parë tani janë plot gjelbërim. Kjo na tregon se nese vërtet duam gjërat mund ti rregullojmë, me projekte konkrete gjërat mund të përmiresohen.
Më pas vizitoj vendet e Europës lindore, mes të cilave edhe Shqiperinë. Eshtë vërtet e bukur për tu parë se sa të ngjashme janë vendet e Ballkanit, në veshje, muzikë dhe tradita popullore. Atë që vë re edhe brënda pavioneve të këyre vendeve, është shpejtësia e ndryshme me të cilën ato janë zhvilluar këto vitet e fundit .
Pavioni Shqiptar flet për vendet e bukura turistike që ka vendi ynë, për përmiresimet që ka pasur Shqipëria vitet e fundit.
Mbasi flas me Orestin, një djale nga Vlora i cili po punon aty dhe që po si mua është duke mësuar gjuhën kineze këtu në Kinë, largohem për të ngrënë dicka. Duke ngrënë vazhdoj të mendoj se në Ekspozitën tjetër mund të bëjmë edhe më mirë...