PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Rritu me ne" – Pavijoni i Shqipërisë në Ekspon e Shangait
2010-09-19 15:04:25 cri komenti juaj Printoni

Pasi kalojmë historinë dhe kulturën shqiptare, na del përpara natyra e bukur e Shqipërisë: qielli i kaltër, retë e bardha dhe malet e larta. Shqipëria quhet edhe "vendi i shqiponjave", pasi pjesën dërrmuese të saj e zënë malet ku rriten këta zogj krenarë. Prandaj shumçka shqiptare është e lidhur ngushtë me malet. Përveç natyrës, paraqiten edhe zhvillimi dhe potencialet e Shqipërisë në fushën e turizmit, infrastrukturës, energjisë së gjelbër etj.

Po të ecim më tej na del përpara një shatërvan i vogël dhe sipër tij është një reliev i hartës së Shqipërisë. Shatërvani rrethohet nga breza drite në ngjyrat e ylberit. Këto drita janë me teknologjinë LED, prandaj ndryshojnë pandërprerë, duke e bërë ylberin të duket më i bukur dhe duke simbolizuar larminë e jetës së qytetit, si për t'i bërë jehonë temës së Ekspos së Shangait "Qytet më i mirë, jetë më e mirë". Pastaj disa shkallë të ngjitin në katin e dytë, që është edhe maja e ylberit. Nga ajo lartësi mund të shohim në një ekran të madh zhvillimin e madh që ka arritur Shqipëria në vitet e fundit, si edhe jetën e ardhshme të bukur.

Ambasadori i Shqipërisë Maxhun Peka ka pritshmëri të mëdha për pavijonin shqiptar:

"Për mua është kënaqësi e veçantë që edhe Shqipëria përfaqësohet me një pavijon dinjitoz. Në pavijonin e vendit tonë vizitorët kinezë do të njihen me një Shqipëri në zhvillim, një Shqipëri turistike, Shqipëri që po integrohet në Evropë".

Ndrërsa përfaqësuesi i firmës shqiptare "Albinvest", përgjegjëse për punën e përgatitjes së pavijonit, tha se vizitorët do të ndiejnë nga afër historinë dhe kulturën shqiptare, sidomos zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë së sotme, dhe për këtë ai ndihet krenar.

 

 



1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China