He Maochun, professor I diplomacisë eknomike i Universitetit Tsinghua është i mendimit se nga kontrata vetë, çmimi i gazit i blerë nga pala kineze nuk kapërcen "çmimin dysheme" të palës ruse. Kostoja e prodhimit të gazit në Rusi është pak më e lartë se niveli mesatar ndërkombëtar. Arritja e marrëveshjes midis Kinës dhe Rusisë do t'u shërbejë bisedimeve të Rusisë me Japoninë dhe Korenë e Jugut në çmimin e gazit dhe gjithashtu, do të ndikojë edhe çmimin e gazit të Rusisë në Evropë. Me marrjen e gazit nga Rusia, Kina do të jetë më e sigurt në sigurinë energjetike dhe njëkohësisht, edhe bota do të çlirohet nga shqetësimi dhe presioni nga "etja e Kinës për energjinë". Nga ky këndvështrim, forcimi i partneritetit strategjik dhe ekonomik midis Kinës dhe Rusisë do të nxitë edhe bashkëpunimin më të thellë ekonomik midis Kinës dhe vendeve të tjera. (Wang Lei)
dokumenteve midis Kinës dhe Rusisë, "Objektit të bashkëpunimit Kinë-Rusi mbi gazin e linjës lindore" dhe "Kontratës së shit-blerjes së gazit të linjës lindore". Furnizimi me gaz prej 38 miliardë metrash kub në vit, në 30 vjetët e ardhshëm dhe me vlerën e përgjithshme prej 400 miliardë dollarësh, me këto shifra kolosale, kjo kontratë e gazit midis Kinës dhe Rusisë mahnit botën. Në programin e sotëm, do të fokusohemi te bashkëpunimi i fundit kino-rusë në gaz.
Kina dhe Rusia filluan të diskutonin bashkëpunimin në gaz që nga viti 2004 dhe bisedimet kanë kaluar 10 vjet. Më 21 maj, Grupi i Naftës dhe i Gazit i Kinës (CNPC) dhe Kompania e Gazit e Rusisë "Gazprom" nënshkruan "Kontratën kino-ruse të shit-blerjes së gazit të linjës lindore". Të dyja palët ranë dakord se qysh nga viti 2018, Rusia do t'i furnizojë Kinës me gaz nëpërmjet linjës lindore të gazsjellit kino-rus në 30 vjetë dhe vëllimi vjetor i furnizimit do të arrihet gradualisht në 38 miliardë metrash kub në vit. Thuhet se kjo kontratë shënon rekord në Kinë për shumën kolosale.
Sun Yongfu, drejtori i Departamentit të Evropës të Ministrisë së Tregtisë
të Kinës tha më 22 maj në Pekin se kontrata do t'u sjellë fitime të përbashkëta Kinës dhe Rusisë.
"Rusia ka partneritetin e bashkëpunimit të gjithanëshëm strategjik me Kinën. Me përpjekjet e përbashkëta, Kina dhe Rusia nënshkruan një sërë marrëveshjesh, të cilat do të jenë në favor të të dyja palët. Për Kinën që është mbështetur shumë te energjitë e importuara, furnizimi i qëndrueshëm i naftës dhe i gazit nga Rusia do të jetë në favor të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë kineze. Për Rusinë, që është mbështetur shumë te eksportimi i energjive, nevojitet eksportimi afatgjatë dhe i qëndrueshëm ndaj ndonjë vendi. Prandaj bashkëpunimi kino-rus në gaz do të ketë fitime të përbashkëta."
Presidenti i kompanisë ruse "Gazprom", Alexey Miller tha: "Një kontratë e tillë nuk nënshkruam me anjë kompani në të kaluarën. Jemi konsulmuar prej disa vjetësh mbi kontratën, kryesisht mbi çmimin e gazit. Arritëm marrëveshje në çastin e fundit." Sipas Miller-it, u zgjodhën të gjitha problemet deri në orën 4 të mëngjesit, sipas orës së Pekinit.
Vlera konkrete e kësaj kontrate nuk publikoi akoma qeveria kineze, por sipas mediave ruse, çmimi i gazit ndaj Kinës do të kalojë 350 dollarë për metrën kub, ndërsa vëllimi mi përgjithshëm i kontratës do të jetë 400 miliardë dollarë amerikanë. Shumë media e përshkruan këtë kontratën kino-ruse me fjalën "mahnitëse". Lidhur me këtë, Sun Yongfu tha se
çmimi është elementi kyç për nënshkrimin e kontratës, kurse kësaj here çmimi i nënshkruar është në favor të të dy palëve.
"Sa e di unë, çmimi ka qenë problemi kyç gjatë diskutimeve shumëvjeçare. Kina ka gazsjellës të posaçëm nga Azia Qendrore, si Turmenistakni, Uzbekistani dhe Kazakistani. Kësaj here me Rusinë, çmimi i gazit është në dobi të të dy palëve."