PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kontrata kino-ruse e gazit, një marrëveshje e jashtëzakonëshme
2014-05-25 19:25:50 CRI Komenti juaj Printoni

Vlera konkrete e kësaj kontrate nuk është publikuar akoma nga qeveria kineze, por sipas mediave ruse, çmimi i gazit ndaj Kinës do të kalojë 350 dollarë për metër kub, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i kontratës do të jetë 400 miliardë dollarë amerikanë. Shumë media e përshkruan kontratën kino-ruse me fjalën "mahnitëse". Lidhur me këtë, Sun Yongfu tha se

çmimi është elementi kyç për nënshkrimin e kontratës, kurse kësaj here është në favor të të dy palëve.

"Mesa di unë, çmimi ka qenë problemi kyç gjatë diskutimeve shumëvjeçare. Kina ka gazsjellës të posaçëm nga Azia Qendrore, si Turmenistani, Uzbekistani dhe Kazakistani. Kësaj here me Rusinë, çmimi i gazit është në dobi të të dy palëve."

Me të dalë lajmi i nënshkrimit të kontratës së gazit kino-rus, në Bursën e Moskës, aksionet e Gazpromit u rritën 2%. Në një artikull të radios "Zëri i Rusisë" thuhet se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nënkupton se krahas "frontit në Evropë", Rusia siguron tani "prapavijën në Kinë". Në artikull komentohet se Pekini dhe Moska bënë lëshime për arrtijen e marrëveshjes. Pala ruse anuloi taksën e zhvillimit për gazin për në Pekin, ndërsa pala kineze shpalli gatishmërinë për heqjen e tatimeve të importit të gazit nga Rusia. Në bashkëpunimin në fushën e gazit midis Rusisë dhe Kinës, përfshihen dhe kontratat e reja për zhvillimin e gazit dhe për ndërtimin e gazsjellësit.

Lin Boqiang, profesor i Institutit Kërkimor të Ekonomisë Energjetike pranë Universitetit Xiamen, i tha gazetarit se arritja e marrëveshjes kësaj here midis Kinës dhe Rusisë është rrjedhim i plotësimit reciprok të kërkesave të të dy palëve. Nga njëra anë, me tronditjen e situatës në Ukrainë, Rusia u shqetësua nga dobësimi i tregut të saj të gazit. Nga ana tjetër, me keqësimin e mjedist, Kina ka nevojë urgjente të përdorë më shumë energji të pastër, por furnizimi aktual me gaz nuk mund të plotësojë kërkesën e tregut kinez. Kërkesat urgjente të të dy palëve e kanë nxitur bashkëpunimin kino-rus në gaz.

Duke iu referuar fjalëve të zv/drejtorit të Institutit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksander Lukin, agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti njoftoi se me nënshkrimin e kontratës së furnizimit me gaz të Kinës, BE-ja humbi mjetin për ushtrimin e presionit politik ndaj Rusisë. Lukin tha se si pasojë e krizës së Ukrainës, BE-ja kërcënoi me pakësimin e importit të gazit nga Rusia dhe të orvatet të shkëputet nga varësia ruse në gaz. Në këtë rrethanë, marrëveshja ruso-kineze është shumë e rëndësishme. Mirëpo, ai vuri në dukje në veçanti se vëllimi i furnizimit me gaz ndaj Kinës barazon vetëm 1/3 e vëllimit ndaj Evropës.

Nënshkrimi i kontratës së gazit midis Kinës dhe Rusisë konsiderohet nga mediat perëndimore si vendimi i madh i presidentit Putin përballë sanksioneve të Perëndimit, gjatë krizës së Ukrainës.

Evropa, që është mbështetur shumë nga gazi natyror, shpreh shqetësim të madh për kontratën kino-ruse.

Në letrën e tij të 21 majit drejtuar Putinit, kryetari i Komisionit Evropian Barroso tha se Rusia ka përgjegjësi për furnizimin me gaz të Evropës në një vëllim të domosdoshëm.

Revista gjermane "Fokus" komenton se kur Ukraina dhe BE-ja gjenden në vështirësinë e "krizës së energjisë", Rusia përqafohet me Kinën. Bisedimet 10 vjeçare midis Kinës dhe Rusisë u poqën nga kriza e Ukrainës. Në të ardhmen, nuk dihet nëse Rusia do të furnizojë BE-në dhe Ukrainën me gaz, por të paktën, Rusia mund të zhvillojë, me qëndrim të fortë, bisedime me BE-në mbi gazin.

Sipas gazetës britanike "The Daily Telegraph", marrëveshja kino-ruse mbi gazin ka mundësi të ndikojë mbi çmimin e gazit natyror në Evropë. Duke iu referuar një eksperti evropian mbi energjinë, "Telegraph"thekson se , "Kjo është një porosi e madhe dhe ajo do të ndryshojë normën e përcaktimit të çmimit të gazit në BE."

Shqetësimi i mëtejshëm i Perëndimit është bashkimi i Rusisë, me kapacitetin e madh të energjive me Kinën, me tregun kolosal. Një bashkim i tillë ka mundësi të "krijojë Lindjen e re".

Sipas agjencisë amerikane "Associated Press", kjo kontratë konsiderohet si fitimi i përkrahjes së fortë nga Kina, pas izolimit diplomatik dhe financiar nga Perëndimi. Në të ardhmen, Rusia do të "shikojë më shumë drejt Lindjes" dhe njëkohësisht, Evropa do të shqetësohet më shumë për "sigurinë energjetike".

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China