PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kontrata kino-ruse e gazit, një marrëveshje e jashtëzakonëshme
2014-05-25 19:25:50 CRI Komenti juaj Printoni

Më 21 maj, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënshkruan bashkërisht dy marrëveshje midis Kinës dhe Rusisë, përkatësisht " Marrëveshjen e bashkëpunimit Kinë-Rusi mbi gazin e linjës lindore" dhe "Kontratën e shit-blerjes së gazit të linjës lindore". Furnizimi me gaz prej 38 miliardë metrash kub në vit, në 30 vjetët e ardhshëm dhe me vlerën e përgjithshme prej 400 miliardë dollarësh,duke paraqitur shifra kolosale, ka mahnitur botën.

Në programin e sotëm, do të fokusohemi te bashkëpunimi i fundit kino-rus në industrinë e gazit.

Kina dhe Rusia filluan të diskutonin bashkëpunimin në fushën e gazit që nga viti 2004 dhe bisedimet kanë vijuar për 10 vjet. Më 21 maj, Grupi i Naftës dhe i Gazit i Kinës (CNPC) dhe Kompania e Gazit e Rusisë "Gazprom" nënshkruan "Kontratën kino-ruse të shit-blerjes së gazit të linjës lindore". Të dyja palët ranë dakord se qysh nga viti 2018, Rusia do të furnizojë Kinën me gaz nëpërmjet linjës lindore të gazsjellit kino-rus në 30 vjetë dhe vëllimi vjetor i furnizimit do të arrijë gradualisht në 38 miliardë metra kub në vit. Thuhet se kjo kontratë shënon rekord në Kinë për shumën kolosale.

Sun Yongfu, drejtori i Departamentit të Evropës pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës tha më 22 maj në Pekin se kontrata do t'u sjellë fitime të përbashkëta Kinës dhe Rusisë.

 

"Rusia ka partneritetin e bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik me Kinën. Me përpjekjet e përbashkëta, Kina dhe Rusia nënshkruan një sërë marrëveshjesh, të cilat do të jenë në favor të të dyja palëve. Për Kinën që është mbështetur shumë te energjitë e importuara, furnizimi i qëndrueshëm i naftës dhe i gazit nga Rusia do të jetë në favor të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë kineze. Për Rusinë, që është mbështetur shumë te eksportimi i energjive, nevojitet eksportimi afatgjatë dhe i qëndrueshëm ndaj ndonjë vendi. Prandaj bashkëpunimi kino-rus në gaz do të ketë fitime të përbashkëta."

Presidenti i kompanisë ruse "Gazprom", Alexey Miller tha: "Një kontratë të tillë nuk e kemi nënshkruar me anjë kompani në të kaluarën. Jemi konsultuar prej disa vjetësh mbi kontratën, kryesisht mbi çmimin e gazit. Arritëm marrëveshje në çastin e fundit." Sipas Miller-it, u zgjidhën të gjitha problemet deri në orën 4 të mëngjesit, sipas orës së Pekinit.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China