Vitet e fundit, edhe në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare midis Kinës dhe Afrikës duket prirja e re e ndryshimit nga ndihmat e thjeshta qeveritare dhe tregtia e mallrave, në shërbimet e forcave të punës, bashkëpunimin monetar, investimet etj. Të dhënat statistikore tregojnë se deri në fund të vitit të kaluar, vëllimi i përgjithshëm i investimeve të drejtpërdrejta të Kinës në Afrikë arriti në 25 miliardë dollarë amerikanë dhe numri i ndërmarrjeve kineze në Afrikë i kalon 2500. Edhe struktura dhe mënyra e investimeve kineze ka ndryshuar. Wekesa vuri në dukje:
"Fushat e investimeve kineze në Afrikë ndryshojnë nga fushat energjetike, të mineraleve dhe të ndërtimit të infrastrukturës në industrinë e manifakturës, tregti dhe bujqësi. Mund të zbuloni se gjithnjë e më shumë kompani kineze krijojnë seli në Afrikë. Kjo tregon se biznesi kinez në Afrikë nuk ka qenë grabitja e burimeve natyrore, as veprim afatshkurtër, por veprimtari tregtare efikase dhe me potencial. Krahas këtyre, gjithnjë e më shumë banka kineze krijojnë zyra në Afrikë, që t'u japin mbështetje monetare investimeve dhe tregtisë. Investimet midis Kinës dhe Afrikës janë të ndërsjellta. Disa ndërmarrje të mëdha keniane kanë kryer investime në krahinat jugore të Kinës. Tencent është një nga kompanitë e internetit, më të mëdha në Kinë dhe aksioneri i tij më i madh është Naspers, grupi mediatik i Afrikës së Jugut."
Të gjithë këta shembuj tregojnë se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar kino-afrikan, që është mbështetur gjithmonë te leverdia reciproke dhe përfitimet e përbashkëta, ka perspektivë të gjerë. Gjatë 30 vjetëve të kaluar, Kina ka nxitur zhvillimin e Afrikës. Sot, Afrika po kërkon rrugën e modernizimit, që i përshtatet .
Profesori Liu Hongwu:
"Zhvillimi ka ndryshuar gjendjen separatiste të vendeve dhe tregjeve afrikane dhe e bashkon kontinentin afrikan në njësi unike, që tregu, burimet dhe forcat e punës të rigrupohen në sistemin e ri ekonomik. Kështu, Afrika po del nga pozicioni i margjinalizimit në ekonominë botërore."
Pavarësisht nga ndryshimet botërore, nuk do të ndryshojnë karakteristikat e bashkëpunimit të gjithanëshëm midis Kinës dhe Afrikës. Këtë e thekson Balarabe, që punon për një kompani konsultative në Kinë.
"Kina i mban vendet afrikane si miq, ndërkohë edhe vendet afrikane e konsiderojnë Kinën si partner i mirë dhe udhërrëfyes. Suksesi i reformës së Kinës do të inkurajojë liderët afrikanë të marrin më shumë masa reformimi në vendet e tyre." (Wang Lei)