PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bashkëpunimi kino-afrikan, përfitime të përbashkëta nga këndvështrimi global
2014-05-12 10:36:54 CRI Komenti juaj Printoni

Me shpejtimin e procesit të integrimit të Afrikës, ajo ka luajtur një rol gjithmonë e më të madh në zhvillimin global, ndryshimin e klimës, reformimin e sistemit të rregullimit ndërkombëtar etj. Kina, si vend më i madh në zhvillim dhe Afrika, kontinenti me më shumë vende në zhvillim kanë shërbyer si shembull i bashkëpunimit jug-jug, gjë që është në ndihmë të forcimit të të drejtës së fjalës së vendeve në zhvillim.

Edhe në arenën ndërkombëtare ekonomike, vendet afrikane janë shquar. Gjatë 10 vjetëve të kaluar, ndër 10 ekonomitë me rritje më të shpejtë, 6 janë vende afrikane. 1 miliard popullsi, vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë prej 2 trilionë dollarësh, rritja ekonomike vjetore prej 5% gjatë 13 vjetëve të fundit, të gjitha këto elemente e bëjnë Afrikën tregun e ri më të rëndësishëm në botë.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Barclays, Antony Jenkins i tha gazetarit të Agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua, "Pas zhvillimit shumëvjeçar, sot në vendet afrikane klima shoqërore dhe politike është më e stabilizuar, është fuqizuar më tej shtresa e mesme dhe janë shpejtuar investimet në zhvillimin e burimeve natyrore dhe në infrastrukturë." Me parashikimin e përbashkët për perspektivën e tregut afrikan, kohët e fundit Barclays dhe Banka Kombëtare e Zhvillimit e Kinës nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit strategjik, për forcimin e bashkëpunimit në tregun afrikan.

Gjatë gjysmë shekulli, Kina dhe Afrika kanë trajtuar njëra-tjetrën me respekt reciprok dhe barazi dhe bashkëpunimi miqësor midis dy palëve është zgjeruar gradualisht nga fusha politike në atë ekonomiko-tregtare. Në shekullin e ri, marrëdhëniet kino-afrikane kanë ruajtur një prirje të mirë të zhvillimit. Në vitin 2013, vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti në 210.2 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar një rekord. Kina është bërë partneri tregtar nr.1 i Afrikës për 5 vjet me radhë. Tregtia midis Kinës dhe vendeve afrikane zhvillohet në mënyrë të ekuilibruar.

Profesori Liu Hongwu, zv/drejtor i Shoqatës Kërkimore të Çështjeve Afrikane në Kinë, i përgjithëson karakteristikat e marrëdhënieve kino-afrikane në epokën e re si "përparim i gjithanshëm".

"Marrëdhëniet kino-afrikane kanë hyrë në fazën e përparimit të gjithanshëm, me bashkëpunimin ekonomik si bërthamë, bashkëpunimin politik si mbështetje dhe me bashkëpunimin kulturor e humanitar si drejtim i zhvillimit."

Zhvillimi i marrëdhënieve kino-afrikane komentohet edhe nga nigeriani Balarabe Shehu Ilelah, që ka jetuar në Kinë për mbi 20 vjet. Ai takon gjithnjë e më shumë afrikanë nëpër rrugët e lagjet kineze.

"Kur sapo erdha në Kinë, kishte shumë pak afrikanë, apo nigerianë. Madje kur dilja në rrugë, tërhiqja shpesh vëmendjen e kalimtarëve. Tani në krahina të ndryshme kineze, shihen kudo afrikanë, madje edhe në fshat. Përparimet e mëdha të Kinës të arritura pas reformës e hapjes si dhe vizitat e shpeshta reciproke të nivelit të lartë midis Kinës dhe Nigerisë i kanë njohur nigerianët me faktin se Kina është miku jonë dhe këtu në Kinë mund të jetojmë mirë, të zhvillohemi dhe të japim kontributin tonë."

Bob Wekesa, ish-kryeredaktor i gazetës keniane "Kenia Today" është i mendimit se përparimi i marrëdhënieve kino-afrikane mbështetet te koncepti i qeverisë kineze mbi "zhvillimin e përbashkët" si dhe masat e shumta të ndihmave ndaj Afrikës.

"Qeveria kineze ka ndihmuar vendet afrikane të krijojnë fabrika të vetat si dhe zona të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar në Zambia, Nigeri dhe Egjipt. Këto fabrika dhe zona të bashkëpunimit tregtar do të jenë ndihmë për vendet afrikane, që të zhvillojnë industrinë e manifakturës dhe të ngrejnë vlerën e shtojcës të mallrave të eksportuar, që produktet e tyre jo vetëm të eksportohen në Kinë, por edhe në vende të tjera."

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China