PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Evropa, miqësi, mirëkuptim dhe bashkëpunim
2014-04-08 15:09:31 CRI Komenti juaj Printoni

Rruga e zhvillimit të Kinës

Zhvillimi i vrullshëm i Kinës ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Vendet e ndryshme tregojnë kujdes për trajektorin e zhvillimit të Kinës dhe preokupohen edhe për të ardhmen e saj. Gjatë ligjeratës të mbajtur në Kolegjin e Europës në Belgjikë, Xi Jinping prezantoi Kinën nga 5 aspekte, që Kina, një vend me qytetërim të lashtë ka kaluar vuajtje të mëdha, por është vendi më i madh në zhvillim, që po zbaton socializimin me krarakteristika kineze dhe ndodhet në ndryshim të thellë. Kina është e gatshme që të forcojë kontaktet e shkëmbimet me botën në bazë të barazisë dhe të respektit reciprok.

Gjatë vizitës së selinë e UNESCO-s, Xi Jinping theksoi se qytetërimet janë të shumëllojshme, të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, por ato duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe të bashkekzistojnë në mënyrë harmonike.

Gjatë vizitës në Francë, duke iu referuar metaforës së Napoleonit se "Kina është një luan i fjetur", Xi Jinping tha se ky luan zgjohet, por është paqësor, dashamirës dhe i qytetëruar dhe do t'i sjellë botës shans, jo kërcënim.

Në fjalimin e tij në Samitin e Sigurisë Bërthamore, Xi Jinping theksoi konceptin e Kinës mbi sigurinë bërthamore, mbështetur në logjikën, bashkërendimin dhe përparimin e përbashkët. Shpjegimi i Xi-ut zbuti shqetësimet e vendeve të tjera për zhvillimin e Kinës në armët bërthamore.

Në fjalimin e tij në Berlin, Xi Jinping u ndal në rrugën paqësore të zhvillimit të Kinës. Xi-u thekoi rëndësinë e politikës së jashtme të pavarur dhe paqësore, të ndjekur nga Kina dhe njëkohësisht, deklaroi qëndrimin e fortë të Kinës për mbrojtjen me vendosmëri të interesave të drejta.

Gjatë mosmarrëveshjeve të kohëve të fundit mbi hapësirën territoriale detare, Kina ka marrë masa të rrepta për mbrotjen e sovranitetit të shtetit, por këto masa të drejta keqkuptohen nga media evropiane si kërcënime nga Kina. Duke përfituar nga rasti i ligjeratës së hapur në Evropë, Xi Jinping u dha kundërpërgjigje keqkuptimeve: "Ne nuk krijojmë probleme, por nuk frikësohemi nga problemet. Kjo do të thotë se të gjitha interesat e drejta e të ligjshme Kina do t'i mbrojë në mënyrë të prerë, por Kina në asnjë mënyrë nuk dëmton veten dhe të tjerët."

Gazeta e gjuhës kineze në Francë "Ouzhou Shibao" komentoi se Kina e shkëmben mbështetjen ndaj rrugës së integrimit të Evropës me "mirëkuptimin e Evropës për rrugën e zhvillimit të Kinës".

Rëndësia e kësaj vizite të Xi Jinping-ut është e dukshme, duke e vëzhguar në situatën ndërkombëtare shumë të ndërlikuar dhe të lëvizshme, komentoi gazeta "Ouzhou Shibao". Në një artikull të saj vihet në dukje se përballë kthimit të ShBA-së në Azi e Paqësor si dhe mosmarrëveshjeve me Japoninë në Detin e Kinës Lindore e me Filipinet në Detin e Kinës Jugore, ka rëndësi të madhe të krijohen marrëdhënie më të qëndrueshme, harmonike, afatgjata dhe të ngushta me Evropën, sepse kjo do të jetë në favor të shfrytëzimit të energjisë pozitive të Kinës, në arenën ndërkombëtare. (Wang Lei)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China