PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Evropa, miqësi, mirëkuptim dhe bashkëpunim
2014-04-08 15:09:31 CRI Komenti juaj Printoni

Me përparimin e integrimit të Evropës, BE-ja ka luajtur rol gjithnjë e më të madh në çeshtjet ekonomike, politike, të sigurisë rajonale, diplomatike, kulturore e arsimore. Nëse Kina do të zhvillojë marrëdhënie të gjithanshme me Evropën, duhet të forcojë shkëmbimet me BE-në. Pra, vizita e Xi-ut në selinë e BE-së konsiderohet si provë e Kinës për forcimin e lidhjeve me Evropën.

Mund të parashikojmë se marrëdhëniet e gjithanshme kino-evropiane të zhvillohen sa më shpejt, në dy binarë. Nga njëra anë, Kina do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet me vendet evropiane dhe nga ana tjetër, Kina do të forcojë shkëmbimet me organizatat rajonale evropiane.

Zoti Jin Canrong, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare i Universitetit Renmin të Kinës vuri në dukje se zhvillimi i BE-së nuk ka qenë i mbarë. "Ndër vendet e mëdha, ajo gjen përkrahjen e gjithanshme vetëm nga Kina." tha zoti Jin. Ai shtoi se gjatë vizitës së Xi Jinping-ut në Evropë, shumë hollësira tregojnë mirëkuptim politik si dhe besim reciprok strategjik. "Ky besim reciprok pasqyrohet edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik", tha zoti Jin, "sepse i pari është baza e të fundit."

Marrëdhëniet ekonomiko-tregtare

Gjatë vizitës, Xi Jinping nënshkroi marrëveshje prej disa miliardë dollarësh përkatësisht me Francën dhe Gjermaninë. Krahas këtyre, Kina dhe BE-ja arritën edhe një sërë marrëveshjesh tregtare. Ndërkohë BE-ja shpreson ta bindë Kinën të hapë më tej tregun dhe të tërheqë sa më shumë investime të drejtpërdrejta evropiane.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Evropian , vjet vëllimi vjetor i tregtisë dypalëshe kino-evropiane ishte afro 590 miliardë dollarësh, që do të thotë 1.6 miliardë dollarë në ditë. Por vitin e kaluar, deficiti tregtar i BE-së me Kinën ishte 180 miliardë dollarë, që do të thotë vëllimi i shitjes nga Evropa në Kinë ishte shumë më i ulët se ai i blerjes nga Kina.

Investitorët evropianë shpresojnë të fitojnë nga klasa e mesme kineze, që është zgjeruar gjithnjë e më shumë. Sektori i tregtisë i Komisionit Evropian vuri në dukje se, "çdo vit, 20 milionë familje kineze kanë të ardhura vjetore prej 13.5 mijë dollarësh dhe këto familje të klasës së mesme janë në gjendje të blejnë mallra e shërbime kyçe, si automjete etj."

Në krahasim me vëllimin e përgjithshëm tregtar midis Kinës dhe Evropës, investimet e drejtpërdrejta dypalëshe kanë qenë të pakta. Në të kaluarën, kompani evropiane krijuan fabrika në Kinë, duke fituar nga forca e lirë e punës në Kinë. Por aktualisht kjo prirje ka ndryshuar. Investitorët kinezë synojnë Evropën Qendrore dhe Mesdheun, sepse në këto rajone kostoja e krahut të punës është ulur si pasojë e krizës së eurozonës dhe njëkohësisht, këto rajone kanë më shumë kërkesa për investime të huaja.

Sipas programit të bashkëpunimit midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore, Kina krijoi një fond prej 10 miliardë dollarësh për kredi të posaçme për vendet e këtij rajoni. Në vitin 2012, Kina hapi fabrikën e parë në Bullgari. Specialistët vunë në dukje se fondet kineze do ta ndihmojnë Evropën të dalë nga kriza.

Për Kinën, BE-ja është partneri nr.1 në import dhe gjithashtu destinacioni nr.1 në eksport. Kompanitë evropiane plotësojnë kërkesat e kinezëve për automjete, aeroplanë, produkte kimike dhe mallra luksoze, ndërkohë, Evropa importon nga Kina produkte tekstile, elektronike dhe mallra të tjerë.

Kina është partneri i dytë tregtar i Evropës, pas SHBA-së. Qysh nga viti 2001, kur Kina u pranua në Organizatën Botërore të Tregtisë, vëllimi i tregtisë kino-evropiane u rrit 4 herë dhe ky vëllim do të ketë hapësirë të madhe për rritje të mëtejshme.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China