PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Izraeli i dha lamtumirën ish-kryeministrit Ariel Sharon
2014-01-18 17:34:07 CRI Komenti juaj Printoni

"Ai parashikoi saktësisht të ardhmen, pra ishte largpamës si profet. Shumë pak njerëz kanë aftësi të tillë si ai, që mund të shikojë prirjen e zhvillimit, si p.sh. tërheqja nga Gaza. Ai bëri një gjë të mirë për izraelitët. Kjo u realizua vetëm nga një lider si ai, që kishte bërë të mirat për popullit, pavarësisht nga ankesat dhe duke mos përfillur as sakrifikimin vetjak."

Për banorët e thjeshtë izraelitë, pavarësisht nga meritat dhe gabimet, Sharoni është një lider që tregoi vëmendje për popullin e tij.

"Ai e donte me të vërtetë dhe tregonte kujdes për popullin izraelit. Ai tregohej i përzemërt me këdo. U takova njëherë me të. Ishte njeri shumë i mirë! Megjithëse nuk më njihte më pyeti përzemërsisht 'Si je?'. Disa udhëheqës nuk interesohen aspak për qytetarët e thjeshtë. Ai kishte një forcë tërheqëse shumë të madhe dhe shumë të veçantë. Ai ishte njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur."

Në historinë e Lindjes së Mesme, Sharoni është person i rëndësishëm. Ai cilësohet si hero nga izraelitët, por edhe si "kasap" apo "buldozer" nga palestinezët.

Kur punoi si ministër i ndërtimit, Sharoni nxiti me forcë të madhe ndërtimin e vendbanimeve të hebrenjve, duke u quajtur si "Babai i vendbanimeve". Pasi u bë kryeministër, ai ndërtoi murin e izolimit, rrethoi Jaser Arafatin, asgjësoi liderin shpirtëror të Hamasit Ahmed Yasin dhe të gjitha këto mishëruan politikën e tij të fortë ndaj palestinezëve. Hamasi, që kontrollon Gazën, u gëzua për ndërrimin e jetës së Sharonit. Zëdhënësi i Hamasit Sami Abuzuhri:

"Koma prej 8 vjetësh dhe vdekja e Sharonit kanë ardhur nga Allahu. Ky është një mësim për të gjithë tiranët. Populli palestinez po gëzon në këtë çast historik, kur krimineli, me duar të lyera me gjakun tonë, më në fund vdiq!"

Shumë palestinezë janë indiferentë për vdekjen e Sharonit. Një banor i qytetit Rramallah në Bregun perëndimor të lumit Jordan i tha gazetarit të Radios së Jashtme të Kinës se "Sharoni kishte vdekur 8 vjet më pare, kur u godit në tru". Ai mendon se Sharoni është një nga liderët më të këqinj të Izraelit.

"Mendoj se Sharoni ishte një nga liderët izraelitë që kundërshtuan bisedimet e paqes palestinezo-izraelite. Ai pati shpesh përplasje me ligjin ndërkombëtar. Edhe kur tërhoqi trupat nga Gaza në mënyrë të njëanshme, nuk ishte ai që i ndihmoi palestinezët, sepse sipas ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të OKB-së, palestinezët kanë të drejtë të zotërojnë tokat e tyre në Jeruzalemin Lindor, Bregun perëndimor të lumit Jordan dhe në Gazë."

Në shtator të vitit 2005, qeveria e Sharonit dërgoi policë për zbatimin e detyrueshëm të planit të tërheqjes së njëanshme nga Gaza. Vendbanimet e hebrenjve, që filluan të ndërtoheshin qysh nga viti 1967, u prishën nga ushtria e vet. Kthesa prej 180 gradësh e Sharonit në vitet e tij të fundit habiti gjithë botën.

Me këtë "veprim krijues", Izraeli u shkarkua nga barra e rëndë humanitare, ndërsa Palestina mori një tokë autonome. Historia është gjithmonë satirike, që "kasapi" Sharon i dha një fill shprese konkrete paqes midis Palestinës dhe Izraelit.

Fatkeqësisht, vetëm 4 muaj pas tërheqjes nga Gaza, Sharoni u godit në tru dhe plani i tij i paqes mbetet përgjithmonë një mister. Edhe zhvillimi i gjendjes në Gazë u shmang nga orbita e parashikuar. Paqja, që u duk e arritshme duket se ka rënë në gjumë së bashku me Sharonin.

Ndërrimi i jetës së Sharonit shënon jo vetëm humbjen e një politikani të fuqishëm, por simbolizon mbarimin e një epoke.

Ekzistenca e Sharonit, si lider politik dhe ushtarak, është produkt i asaj kohe dhe gjithashtu pasoja e tragjedisë së konflikteve palestinezo-izraelite. 8 vjetët kur Sharoni ra në komë, ishin periudha e ndryshimit në situatën e Lindjes së Mesme, kur ndodhën ndryshime kolosale për Izraelin në fushën e sigurisë. Nëse Sharoni do të zgjohej, ai do të zbulonte se ndodhej përpara një Lindje të Mesme të re. Megjithëse Izraeli pati rezultate jo të vogla në kufizimin e sulmeve të militantëve palestinezë, po bien tri shtyllat për sigurinë strategjike të Izraelit, si marrëdhëniet e veçanta amerikano-izraelite, pajitimi me vendet e buta arabe si Egjipt etj. dhe ngulja këmbë në procesin e paqes në Lindjen e Mesme si dhe krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës. Tani Izraeli ndodhet në gjendje gjithnjë e më të izoluar.

Përpara sfidave të reja, Izraeli ka nevojë për një politikan të fuqishëm si Sharoni, që ishte largpamës, me guxim, me vullnet për paqe dhe strateg. Vetëm një lider i tillë do ta nxirrte Izraelin nga vështirësia strategjike dhe do të krijonte shance për paqen në Lindjen e Mesme. (Wang Lei)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China