Sharoni është një person legjendar. Gjatë luftës së tretë dhe asaj të katërt të Lindjes së Mesme, përkatësisht më 1967 dhe 1973, ai luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe kësisoj, fitoi titullin "Mbreti i Izraelit".
Edhe në arenën politike, Sharoni njihet për trimëri dhe ishte një nga themeluesit e partisë së krahut të djathtë "Likud" dhe asaj të fraksionit të mesëm "Kadima".
Presidenti i Izraelit Shimon Peres e lavdëroi Sharonin, që sipas tij i shtoi historisë së hebrenjve kapituj të paharrueshëm.
"Arik, je i veçantë. I shndërrove gjërat e pamundura në mundësi të pafund. Munde rreziqet, pa asnjë hezitim. More vendime dhe i realizove me sukses. Udhëheqës i madh, u prehsh në paqe!"
Me kërkesën e dy bijve, Sharoni prehet në tokën e tij të dashur, pranë bashkëshortes Lily.
Si politikan dhe strateg i famshëm, Sharoni është një personalitet shumë i debatueshëm. Komentet për të kanë qenë sa negative, aq dhe pozitive, madje dhe brenda Izraelit. Në sytë e izraelitëve, ai ka qenë heroi i madh, që ktheu me force situatën në fushëbetejë, duke u treguar elastik në politikë. Mirëpo, në vitin 2005 kur Sharoni zbatoi tërheqjen e njëanëshme të trupave nga Gaza, pa përfillur kundështimin e shumë njerëzve, pjesa dërrmuese e izraelitëve u zhgënjye.
Profesori Shmuel Sandler, nga Qendra e Studimeve Strategjike Begin-Sadat pranë Universitetit Bar-Ilan të Izraelit:
"Ai ishte një person i debatueshëm. Nga njëra anë, ai ishte një luftëtar i madh. Shumë beteja ku ka marrë pjesë ai janë përfshinë në tekstet mësimore për artin luftarak në shkolla. Nga ana tjetër, vendimi i tij për tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza u dënua nga shumë izraelitë, sepse, pas largimit të izraelitëve, 'Hamasi' mori nën kontroll Gazën dhe nisi të lëshonte pandërprerë raketa kundër jugut të Izraelit."
"Ky vendim i Sharonit është një mister", tha drejtori i kësaj qendre, profesor Efraim Inbar.
"Është akoma herët ta vlerësojmë këtë veprim. Sigurisht, Izraeli pagoi shumë për këtë, por tërheqja e Izraelit nga Gaza u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar. Pra, mbi këtë problem, ekzistojnë mendime të ndryshme."
Për përkrahësit e Sharonit, ky veprim mishëron trimërinë e tij. Moshe Milner, kamerameni i kryeministrisë së Izraelit që kishte punuar shumë vjet me Sharonin qysh nga viti 1973 gjatë luftës së 4- të të Lindjes së Mesme shprehet me admirim për liderin e tij.