20140119shalong |
Trupi i pajetë i ish-kryeministrit të Izraelit Ariel Sharon u varros më 13 janar në një fermë në jug të Izraelit. Në ceremoninë mortore, morën pjesë përfaqësues të afro 20 vendeve, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit ish-liderit izraelit, tepër të debatueshëm.
Sharoni u nda nga jeta më 11 janar në moshën 85 vjeçare. Prej 8 vjetësh si pasojë e goditjes në tru, ai kishte qenë në koma. Në ceremoninë e përmortshme, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu vlerësoi sukseset ushtarake dhe politike të Sharonit.
"Ariel Sharoni është një nga udhëheqësit ushtarakë më të mëdhenj të popullit dhe ushtrisë izraelite. Gjatë mandatit të tij si ministër dhe kryeministër, ai nguli këmbë në mbrojtjen e interesave të Izraelit në Lindjen e Mesme dhe falë përpjekjeve të tij, sot jetojmë këtu të sigurt."