Në muajin tetor të këtij viti gjuhëtari i njohur shqiptar, prof. Emil Lafe, me ftesën e katedrës së gjuhës shqipe të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit, erdhi për të mbajtur një cikël dyjavor ligjëratash në këtë universitet dhe për t'u takuar me kolegët e tij kinezë e për të parë nga afër punën që bëhet në katedrën e shqipes. Me këtë rast Radioja e Jashtme e Kinës intervistoi prof. Lafen, pedagogen Chen Fenghua, si edhe studenten e vitit të katërt në degën e gjuhës shqipe Yin Xiao.
Në intervistën e saj profesoresha në katedrën e shqipes të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit Chen Fenghua e vlerëson si shumë të vyer e një ndihmë të madhe vizitën e prof. Lafes dhe shpreh shpresën se në të ardhmen do të forcohet komunikimi me studiues e pedagogë të tjerë shqiptarë. Pedagoge Chen-i i sheh hapësirat e bashkëpunimit në vendosjen e lidhjeve e të shkëmbimeve me universitetet shqiptare dhe në dërgimin e studentëve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me gjuhën shqipe.
Studentja e gjuhës shqipe Yin Xiao vlerësoi afrinë e profesor Lafes me studentët dhe dijet e tij të thella profesionale, një pjesë të të cilave ua transmetoi edhe atyre. Ajo tha se ardhja e tij është një rast shumë i mirë për shokët e shoqet e kursit të saj që nuk kanë qenë ende në Shqipëri, për të sjellë një copë Shqipërie në Kinë. Edhe ajo mirëpriti ardhjen e profesorëve të tjerë nga Shqipëria për t'i ndihmuar këta studentë në përvetësimin më të mirë të gjuhës shqipe e në njohjen më të madhe të kulturës shqiptare.
Ndërsa prof. Emil Lafe tha se, megjithëse kjo është hera e parë që ai vjen në Kinë fizikisht, ky vend ka qenë gjithmonë i afërt për të dhe kontaktet me kinezët i ka pasur të shumta, duke nisur që nga vitet studentore. Ai shprehet se miqësia tradicionale shqiptaro-kineze vijon edhe sot e se Kina është e pranishme në çdo familje shqiptare. Gjuhëtari vlerësoi përkushtimin dhe interesin e studentëve në mësimin e gjuhës shqipe, duke vijuar atë traditë të mirë të studentëve kinezë të shqipes të brezave të ndryshëm, të njohur për zellin dhe seriozitetin në të mësuar. Z. Lafe shpreh mendimin se ka vend për shtimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve të të dyja vendeve në fushën e mësimdhënies e të shkëmbimit të pedagogëve. Si leksikograf e bashkautor në fjalorët shpjegues të shqipes të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Lafe çmoi edhe nismën e katedrës së gjuhës shqipe të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit për të hartuar e botuar një fjalor shqip-kinezisht. Ai mirëpriti edhe shtimin e bashkëpunimit të albanologëve kinezë me shtypin shkencor në Shqipëri.
LINKS:
1 Modela: Anada Nikollari
https://albanian.cri.cn/381/2011/04/06/65s107697.htm
2 Analisti: Adri Nurellari
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/12/65s109176.htm
3 Producentja: Vjollca Dedei,
Regjisori: Pluton Vasi
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/12/65s109185.htm
4 Kryebashkiaku i Fierit: Baftjar Zeqaj
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/26/65s109415.htm
5 Rektori i Universitetit të Sportit: Vesel Rizvanolli
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/27/182s109444.htm
6 Kryetari i bashkisë së Kamzës: Xhelal Mziu
https://albanian.cri.cn/321/2011/08/26/65s109976.htm
7 Regjisori: Ylli Pepo
https://albanian.cri.cn/381/2011/09/18/63s110369.htm
https://albanian.cri.cn/381/2011/09/19/63s110406.htm
https://albanian.cri.cn/321/2011/09/23/63s110484.htm
8 Gjuhëtari: Emil Lafe
https://albanian.cri.cn/381/2011/11/02/65s111115.htm
9 Presidentja e Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi": Zenepe Luka
https://albanian.cri.cn/381/2011/11/14/65s111343.htm