PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filmi shqiptar "Maya" në SHFF
2011-07-12 20:14:28 cri komenti juaj Printoni

 

Edicioni i XIV i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Shangai, uli siparin e tij më 20 qershor. Filmi shqiptar "Maya", ishte i pari film që hyri në garën për Golden Goblet. Pavarësisht se filmit nuk ju dha ndonjë çmim nga juria e festivalit, shfaqja e tij në Shangai, u dha mundësinë spektatorëve kinezë të njohin kinemanë moderne shqiptare dhe shpirtin e këmbënguljes të aktorëve.

Wu Shuang, një studente kineze, shoqëroi vullnetarisht grupin realizues të filmit.

"Filmi "Maya" na fut në një botë të re mendimi. Shoqërimi i grupit shqiptar ishte shumë i çmueshëm për mua."

Filmi "Maya" tregon një dashuri mbi guximin e ndjekjes së ëndrrave. Ai u përzgjodh mes 1520 filmave pretendentë për 16 finalistët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, që garonin për Golden Goblet. Producentja e filmit, zonja Vjollca Dedei tregon gëzimin e grupit ndërsa mësoi lajmin e mirë.

"Kur kemi mësuar që filmi "Maya" ka hyrë në Golden Goblet, në "Shanghai Internacional Film Festival", ne ishim në Angli dhe gëzimi ynë, sinqerisht ishte shumë i madh. E para sepse ishte hera e parë që një film shqiptar hynte në një festival aziatik. Dhe e dyta sepse është një festival goxha serioz dhe mjaft prestigjioz, pra është një festival i kategorisë A. Më pas pamë se gara ishte goxha e fortë dhe të përzgjidhesh mes rreth 1500 filmave ishte një arritje e madhe。"

Që pas ceremonisë së hapjes së festivalit, Wu Shuang shoqëroi miqtë nga Shqipëria deri në fund. Por komunikimi ishte n

ëpërmjet gjuhës angleze dhe jo shqipes, ndaj Wu Shuang druhej se grupi shqiptar nuk u kënaq nga shërbimet e saj. Ajo nuk e mendonte se ata do të ishin kaq miqësorë.

"Ata më kuptuan drejt, shqiptarëve u dukesha shumë miqësore."

Takimi me spektatorët dhe konferenca e shtypit ishin shumë të rëndësishme për filmin shqiptar, që garoi për herën e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Shangai. Wu Shuang punoi për të dyja aktivitetet. Por komunikimi midis spektatorëve kinezë dhe grupit shqiptar, dukej pak i ftohtë për shkak të gjuhës. Wu Shuang ishte e shqetësuar për këtë.

"U shqetësova. Mendova se ndryshimet e mëdha midis kulturës kineze dhe asaj shqiptare e bënë takimin e ftohtë."

Por regjisori i filmit "Maya", Pluton Vasi e largoi shqetësimin e Wu Shuang-ut.

"Duke ju referuar një shkrimtari tonë të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, e gjithë bota tashmë është një lagje dhe nuk mund të diferencoj publikun shqiptar nga publiku kinez, publikun amerikano latin nga publiku anglez. Për mua publiku është njësoj dhe fill pas kësaj, unë vij nga ato lloj krijuesish që përpiqem që publiku të vijë tek unë dhe jo unë tek publiku."

 

Hyrje<<<

 

LINKS:

1 Modela: Anada Nikollari
https://albanian.cri.cn/381/2011/04/06/65s107697.htm

2 Analisti: Adri Nurellari
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/12/65s109176.htm

3 Producentja: Vjollca Dedei, 
   Regjisori: Pluton Vasi
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/12/65s109185.htm

4 Kryebashkiaku i Fierit: Baftjar Zeqaj
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/26/65s109415.htm

5 Rektori i Universitetit të Sportit: Vesel Rizvanolli
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/27/182s109444.htm

6 Kryetari i bashkisë së Kamzës: Xhelal Mziu
https://albanian.cri.cn/321/2011/08/26/65s109976.htm

7 Regjisori: Ylli Pepo
https://albanian.cri.cn/381/2011/09/18/63s110369.htm
https://albanian.cri.cn/381/2011/09/19/63s110406.htm
https://albanian.cri.cn/321/2011/09/23/63s110484.htm

8 Gjuhëtari: Emil Lafe
https://albanian.cri.cn/381/2011/11/02/65s111115.htm

9 Presidentja e Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi": Zenepe Luka
https://albanian.cri.cn/381/2011/11/14/65s111343.htm

 

 


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China