Nga fjalët e regjisorit shqiptar, Wu Shuang njohu më tej shqiptarët. Ajo e ndjeu vetëbesim dhe dashurinë e shqiptarëve për filmat e tyre. Pas shfaqjes së filmit, shumë spektatorët kinezë dhanë vlerësime të tyre, të cilat vërtetuan nivelin e lartë të filmit shqiptar. Spektatorja kineze Chen Yufan u shpreh:
"Filmi më duket shumë i mirë. Regjisori ka përdorur retrospektivën dhe ka vendosur shumë mistere. Në fillim, nuk kuptova asgjë, por më vonë, me zbulimin e mistereve hap pas hapi kuptova gjithë mesazhin e tij. Aktorja kryesore ishte shumë e mirë, syri i saj duket shumë i thellë. Prandaj, mendoj se ky është një film i shkëlqyeshëm."
Vlerësimet nga spektatorët kinezë jo vetëm lehtësuan nervozizmin e Wu Shuang-ut, por edhe forcuan gatishmërinë e producentes shqiptare Vjollca Dedei, për të provuar tregun kinematografik kinez.
"Unë jam producente dhe çfarëdolloj mundësie për të bashkëpunuar me kinemanë kineze do të ishte një kënaqësi për ne. E para sepse në të gjitha punimet e fundit të filmave kineze që unë kam parë, ka arritje të mëdha, ka filma bashkëkohorë që kanë hyrë nëpër festivale, që kanë konkurruar dhe kanë fituar. Dhe natyrisht kanë regjisorë mjaft të mirë. Ndaj ftuja në bashkëprodhim me njerëz që kanë vlera profesionale dhe artistike, për ne do të ishte një gjë shumë e mirë, do të përbënte, një shtyrje më përpara të punëve tona."
Ceremonia e mbylljes e festivalit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Në ceremoninë solemne, grupi shqiptar kaloi tapetin e kuq. Për shkak të suksesit të Maya-s në Swnsea Bay Film Festival në Uells të Britanisë së Madhe dhe të hyrjes në një festival tjetër që zhvillohet Salento të Italisë, "Maya" ishte shpresëplotë për të marrë një çmim. Edhe Wu Shuang e dëshironte marrjen e një çmimi.
"Kur grupi shqiptar kaloi tapetin e kuq, bukuria e shqiptarëve tërhoqi vëmendjen e shumë mediave. Atëherë, shpresova se ata do të korrin sukses në këtë festival."
Kur juria ndau çmimet, Wu Shuang-ut i erdhi keq që filmi "Maya" nuk mori ndonjë nga çmimet e festivalit.
"Shpresoja shumë për një çmim. Me gjithë se shqiptarët nuk u ngjitën në podiumin e çmimeve, në zemrën time ata janë fitues."
Por grupi shqiptar nuk e priti keq mos marrjen e ndonjë Golden Goblet për Maya-n. Këtë e pohoi edhe producentja Vjollca Dedei.
"Pastaj nëse fiton apo jo, është një problem që ka të bëjë më shumë shumë gjëra të tjera. Rëndësi ka që hyn në garë përballesh."
Aktorja protagoniste, Rovena Lule Kuka megjithëse nuk mori çmimin e aktores më të mirë, u dha bujarisht vlerësime filmave të tjerë të festivalit, veçanërisht filmit kinez "Hello Mr. Tree".
"Unë pashë një nga prodhimet kineze, që ishte "Hello Mr. Tree", i cili u vlerësua edhe me dy çmime. Dhe mjaft interesant zgjedhja dhe vështrimi që regjisori i kishte bërë temës që trajtonte. Goxha universale dhe e përbashkët me problemet dhe shqetësimet tona, qoftë edhe në Shqipëri apo kudo tjetër."
Megjithëse nuk mori çmime, në pritjen pas ceremonisë së mbylljes, grupi shqiptar ishte i qeshur natyrisht, çka natyrisht tregon optimizmin e shqiptarëve. Me këtë pamje të gëzueshme, Maya përfundoi udhëtimin e saj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Shangai. Ajo la pas bukurinë e veçantë të filmave shqiptarë, optimizmin e grupit shqiptar dhe një ftesë të sinqertë për vullnetaren kineze Wu Shuang.
"Ata më ftuan të vizitoj në atdheun e tyre, Shqipërinë. Më bëri përshtypjen mënyra e tyre e komunikimit. Unë shpresoj që të udhëtoj në Shqipëri pas diplomimit." (Çang Çuo, Xu Guang)
LINKS:
1 Modela: Anada Nikollari
https://albanian.cri.cn/381/2011/04/06/65s107697.htm
2 Analisti: Adri Nurellari
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/12/65s109176.htm
3 Producentja: Vjollca Dedei,
Regjisori: Pluton Vasi
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/12/65s109185.htm
4 Kryebashkiaku i Fierit: Baftjar Zeqaj
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/26/65s109415.htm
5 Rektori i Universitetit të Sportit: Vesel Rizvanolli
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/27/182s109444.htm
6 Kryetari i bashkisë së Kamzës: Xhelal Mziu
https://albanian.cri.cn/321/2011/08/26/65s109976.htm
7 Regjisori: Ylli Pepo
https://albanian.cri.cn/381/2011/09/18/63s110369.htm
https://albanian.cri.cn/381/2011/09/19/63s110406.htm
https://albanian.cri.cn/321/2011/09/23/63s110484.htm
8 Gjuhëtari: Emil Lafe
https://albanian.cri.cn/381/2011/11/02/65s111115.htm
9 Presidentja e Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi": Zenepe Luka
https://albanian.cri.cn/381/2011/11/14/65s111343.htm