PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fier dhe Lanzhou: Lidhja e vjetër që rilind
2011-07-26 14:52:36 cri komenti juaj Printoni

Qytetet shqiptare dhe ato kineze po zgjerojnë bashkëpunimin midis tyre, krahas atij të vendosur mes dy vendeve. Ditët e fundit, një delegacion i kryesuar nga Baftjar Zeqaj, kryebashkiaku i Fierit, vizitoi Lanzhoun. Pas takimit me kryetarin e bashkisë Lanzhou, Yuan Zhanting, zoti Zeqo shpreson për zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme..

Fier

Lanzhou

Lidhja midis dy qyteteve nuk është rastësore. Lanzhou dhe Fieri janë qytete industriale, me histori të gjatë dhe resurse të mira bujqësore. Distanca gjeografike midis Fierit dhe Lanzhout është e madhe, por në Fier mbeten ende shumë gjumë të Kinës, ndaj edhe lidhja me Lanzhoun është e thellë.


"Në qendër të qytetit të Fierit, hoteli kryesor ka qenë hoteli i kinezëve, sepse numri i specialistëve kinezë në Fier dhe kontributi i tyre për ndërtimin e veprave ka qenë shumë i madh.Në këtë kuptim ne po bëjmë përpjekje për t'iu kthyer kësaj miqësie, nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të siguruar lidhje bashkëpunimi në fushën e kulturës, në atë të shkencës, në fushën e industrisë dhe në fushën e bujqësisë."

Fier

Por si erdhi ky takim mes kryebashkiakeve, kur marrëdhëniet e para midis Fierit dhe Lanzhou janë vendosur në vitet '50 të shekullit të kaluar? Drejtori i zyrës së punëve të jashtme të bashkisë Lanzhou, Huo Zhaocheng, tregon:


"Në vitet 50 të shekullit të kaluar, gjatë ndërtimit të rafinerisë në Fier, shumë specialistë tekniko-shkencorë të rafinerisë së Lanzhout shkuan në Shqipëri për të dhënë ndihmën e tyre. Ndërkohë specialistët shqiptarë ishin duke kërkuar vendlindjen këtyre specialistëve dhe nëpërmjet ambasadës së Kinës në Shqipëri, ata e gjetën Lanzhoun."

 

Gjatë vizitës në Lanzhou të grupit nga Shqipëria, aty po zhvillohej "Panairi i investimeve dhe i tregtisë". Ky ishte një rast i mirë për vizitorët nga Shqipëria për tu takuar me investitorët kinezë.


"Kam parë jo vetëm unë por i gjithë delegacioni një panair shumë të veçantë me shumëllojshmëri prodhimesh dhe shumëllojshmëri arritjesh në fushën e shkencës. Për ne ka qenë një panair i rrallë. Unë personalisht nuk kam parë panair kaq të madh dhe kaq mirë të organizuar në të gjitha drejtimet. Besoj se do të sigurojmë kontakte me ata investitorë që kanë interes për qytetin e Fierit."

Fier

Dhe ashtu siç pritej, pati një takim mes Kryetarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj dhe një grupi biznesmenësh të Lanzhou. Sipas prioriteteve dhe mundësive, të dyja palët përcaktuan drejtimin e bashkëpunimit mes tyre.

 

Hyrje<<<

LINKS:

1 Modela: Anada Nikollari
https://albanian.cri.cn/381/2011/04/06/65s107697.htm

2 Analisti: Adri Nurellari
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/12/65s109176.htm

3 Producentja: Vjollca Dedei, 
   Regjisori: Pluton Vasi
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/12/65s109185.htm

4 Kryebashkiaku i Fierit: Baftjar Zeqaj
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/26/65s109415.htm

5 Rektori i Universitetit të Sportit: Vesel Rizvanolli
https://albanian.cri.cn/381/2011/07/27/182s109444.htm

6 Kryetari i bashkisë së Kamzës: Xhelal Mziu
https://albanian.cri.cn/321/2011/08/26/65s109976.htm

7 Regjisori: Ylli Pepo
https://albanian.cri.cn/381/2011/09/18/63s110369.htm
https://albanian.cri.cn/381/2011/09/19/63s110406.htm
https://albanian.cri.cn/321/2011/09/23/63s110484.htm

8 Gjuhëtari: Emil Lafe
https://albanian.cri.cn/381/2011/11/02/65s111115.htm

9 Presidentja e Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi": Zenepe Luka
https://albanian.cri.cn/381/2011/11/14/65s111343.htm

 


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China