Grupi "Yili" synon të jetë një ofrues i produkteve të shëndetshme. Ai është i përkushtuar për prodhimin e produkteve të qumështit 100 % të sigurta. Me menaxhim të klasit botëror, ky grup vazhdon të përmirësojë cilësinë dhe standardet e produkteve.
Grupi "Yili" promovon një stil jetese të gjelbër, duke nxitur në këtë mënyrë mbrojtjen e mjedisit. "Yili" ka krijuar konceptin e Zinxhirit të Gjelbër Industrial.
"Yili" ka formuar të parin institut të kërkimeve për produktet e qumështit në Kinë dhe të parën qendër kërkimore për të ushqyerit e foshnjave.
Grupi "Yili" vazhdon të jetë i përqendruar në çështjet e bamirësisë e të mirëqenies për të miturit, mjedisin etj., dhe ka dhuruar deri në fund të vitit 2014 800 milionë juanë (afërsisht 129 milionë dollarë amerikanë).
"Yili" është tashmë udhëheqës i zhvillimit të shëndetshëm të industrisë së qumështit në Kinë. Në këtë kompani besojnë se "Cilësia është më e rëndësishme se shpejtësia, përparimi i gjithë industrisë është më i rëndësishëm se suksesi individual, vlera shoqërore është më e madhe se pasuria komerciale". Deri në fund të vitit të kaluar, "Yili" u kishte dhënë mbi 100 miliardë juanë (më shumë se 16 miliardë dollarë amerikanë) pagesë për qumështin 5 milionë blegtorëve, duke i ndihmuar ata të bëjnë një jetë më të mirë.
Grupi "Yili" ka përcaktuar objektivin për t'u bërë ofruesi më i besueshëm i ushqimit të shëndetshëm në botë, dhe ka investuar ose ka krijuar bashkëpunim në mbarë Amerikën, Oqeaninë dhe Europën. Kompania e njohur kineze ka investime në Zelandën e Re, ka krijuar bashkëpunim strategjik me DFA-në - kompania më e madhe prodhuese e qumështit në ShBA - dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me gjigandin italian të produkteve të qumështit "Sterilgarda Alimenti" dhe "Wageningen UR", instituti kërkimor kryesor në fushën e shkencës së ushqimit në Europë. "Yili" ka ngritur gjithashtu një qendër kërkim-zhvilimi në "Luginën e ushqimit" në Holandë dhe ka investuar në një projekt për prodhimin e 47 000 tonëve qumësht pluhur për foshnja në vit.
Pan Gang-u shprehet se në të ardhmen, me përpjekjet e veta të vazhdueshme dhe vështrimin global, "Yili" do të vazhdojë të përmbushë kërkesat e konsumatorëve nga rajone të ndryshme dhe t'i ndihmojë ata të kenë një jetë të shëndetshme.
Kryetari i bordit dhe kryezyrtari ekzekutiv i Grupit "Yili" Pan Gang ishte sipërmarrësi i parë kinez i ftuar për të marrë pjesë në 100-vjetorin e Shkollës së Biznesit të Harvardit në tetor 2008.
Duke i dorëzuar ftesën zyrtare në Pekin Pan Gang-ut, F. Warren McFarlan, zëvendësrektor i Universitetit të Harvardit dhe profesor në Shkollën e Biznesit të Harvardit, e lavdëroi "Yili"-n si "një kompani e jashtëzakonshme me mundësi shumë të mëdha".
"Yili" "është një përfaqësues i jashtëzakonshëm në gjirin e sipërmarrjeve të suksesshme kineze sot", theksoi McFarlan-i. "Por josha individuale dhe energjia rinore e Pan Gang-ut dhe stili i drejtimit i tij, të cilat i kanë sjellë 'Yili'-t sukses të madh, e bëjnë atë të ftuarin tonë."
"Yili" ishte gjithashtu e para kompani kineze në biznesin e ushqimit që u zgjodh si një rast studimor për Shkollën e Biznesit të Harvardit. Në vitin 2007 kjo kompani njoftoi për të ardhura rreth 20 miliardë juanë (afro 3.22 miliardë dollarë amerikanë), me një rritje prej 17.56 për qind krahasuar me një vit më parë, kurse fitimi neto u rrit 27.46 për qind. \
Kur u krijua në vitin 1993 si Fabrika e Produkteve të Qumështit të Pakicës Kombëtare Hui e Hohhot-it, pasuritë e përgjithshme të "Yili"-t ishin 410 mijë juanë (66 mijë dollarë amerikanë) dhe kishte vetëm 80 punëtorë, duke paguar jo më shumë se 50 mijë juanë (8 mijë dollarë amerikanë) taksa në vit.
Po në vitin 2007, "World Brand Lab", një nga tre institucionet kryesore të vlerësimit të markës në botë, publikoi listën e 500 markave kineze me ndikim më të madh. Kriteret përfshinin pjesën e tregut të brendshëm e ndërkombëtar që zinin markat dhe besnikërinë e konsumatorëve ndaj tyre.
"Yili" u rendit në vendin e parë në industrinë e qumështit, me një vlerë të markës 16.73 miliardë juanë (2.7 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2007. Rivali i tij më i afërt, "Mengniu", u vlerësua në 9.01 miliardë juanë.
"Suksesi i 'Yili'-së është një mrekulli. Vjen nga një rajon shumë larg prej tregjeve të mëdha, ka arritur të mbulojë të gjithë Kinën me produkte të lëngshme, të cilat është e vështirë të transportohen, dhe të garantojë cilësinë edhe për largësitë e mëdha," theksoi F. Warren McFarlan, zëvendësrektori i Universitetit të Harvardit, i cili gjithashtu shprehu përgëzime për rritjen 400 për qind të grupit në "vetëm disa vjet".
"Brenda vetëm 20 vjetësh," vuri në dukje McFarlan-i, "'Yili' u rrit nga një punishte e vogël në pronësi të kontesë, duke mposhtur lojtarët ndërkombëtarë me histori të gjatë në këtë industri, e gjithashtu edhe konkurrentët e vet vendorë. Ne duam të studiojmë dhe të dimë të fshehtat e kësaj kompanie."