PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pan Gang-u, sipërmarrësi që vë cilësinë mbi shpejtësinë
2015-06-16 16:05:50 CRI Komenti juaj Printoni

Ka një histori lidhur me bërjen e "Yili"-së një nga sponsorat e Lojërave Olimpike të Pekinit.

Në korrik të vitit 2005, kur ndodhej në një udhëtim pune në provincën Anhui, Pan Gang-ut i telefonoi zëvendëspresidenti i "Yili"-t Zhang Jianqiu.

"Ai më tha se Gerhard Heiberg-u, kryetar i komisionit të marketingut të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar; Tu Mingde, nënkryetar i Komitetit Olimpik të Kinës; dhe Yuan Bin-i, drejtor i departamentit të marketingut të Komitetit Organizator të Pekinit për Lojërat e 39-a Olimpike, po qëndronin në hyrje të kompleksit të grupit tonë duke pritur të bënin një vizitë brenda ", thotë Pan-i. Ky ishte një inspektim i befasishëm, pasi "Yili" kishte aplikuar për t'u bërë sponsor i Olimpiadës së Pekinit.

Mbase shumë të tjerë do t'i kishte kapur paniku, porse Pan Gang-u nuk u shqetësua dhe i tha zëvendëspresidentit Zhang Jianqiu: "Hapua të gjitha dyert. Ne nuk kemi frikë, sepse besojmë në prodhimin dhe kontrollin tonë të rreptë e afatgjatë të cilësisë."

Kur dëgjoi këto fjalë, kujton zëvendëspresidenti i "Yili"-t Zhang Jianqiu, "Gerhard Heiberg-u iu drejtua drejtorit të marketingut të Komitetit Organizator të Pekinit Yuan Bin: 'Nuk është e nevojshme të shohim më shumë, sepse ky është pikërisht lloji i kompanisë që duam të bëhet sponsor."

Siç pritej, "Yili" i mundi të gjithë rivalët e vet, duke arritur të bëhet i vetmi sponsor i produkteve të qumështit i Lojërave Olimpike të Pekinit.

"Tarifa minimale për sponsorizimin për Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 ishte 130 milionë juanë (afro 21 milionë dollarë amerikanë)," shprehet Pan Gang-u. "Gjatë ankandit, ndonëse një prej konkurrentëve tanë ofroi 360 milionë juanë (58 milionë dollarë amerikanë), komiteti organizator na zgjodhi ne, për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe markës sonë", vë në dukje Pan Gang-u, i cili shton se "Yili" pagoi 140 milionë juanë (22.5 milionë dollarë amerikanë) për sponsorizimin e Lojërave Olimpike të Pekinit.

Kur Pan Gang-u u takua më në fund me kryetarin e komisionit të marketingut të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Gerhard Heiberg në vitin 2006 në Davos të Zvicrës, ai i tha Heiberg-ut se gjithmonë ua tregon "historinë e vizitës" njerëzve të ndryshëm në Kinë. "Ende mbaj mend," shprehet Pan Gang-u, "që Gerhard Heiberg-u u përgjigj: 'Edhe unë ua rrëfej përherë këtë histori, si dhe historinë e sipërmarrjes suaj të jashtëzakonshme, njerëzve jashtë Kinës'."

Grupi "Yili" përbëhet nga pesë njësi të mëdha biznesi, që përfshijnë qumështin e lëngshëm, akulloret, qumështin pluhur, kosin dhe qumështin e papërpunuar, me gati 100 filiale dhe më shumë se 1000 produkte. Në vitin 2014, vlera e përgjithshme e të ardhurave tëkësaj kompanie arriti në afro 54.4 miliardë juanë (rreth 8.77 miliardë dollarë amerikanë), me një rritje 13.9 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa fitimet neto ishin 4.1 miliardë juanë (677 milionë dollarë amerikanë), me një rritje mbi 30 % krahasuar me vitin 2013. Statistikat e Dhomës së Përgjithshme të Tregtisë të Kinës tregojnë se vitin e kaluar kompania "Yili" i mposhti kompanitë e tjera homologe të brendshme, duke zënë vendin e parë në të pesë fushat ku e ushtron biznesin e vet, duke përfshirë qumështin e lëngshëm e qumështin pluhur dhe akulloret.

Ndërkohë, raporti vjetor për vitin 2014 i Grupit "Rabobank" me qendër në Holandë lidhur me 20 gjigantët në industrinë e qumështit, tregoi se Grupi "Yili" ua kaloi kompanive homologe në Azi, duke u renditur ndër 10 kompanitë kryesore të produkteve të qumështit në botë dhe e vetmja kompani aziatike në këtë dhjetëshe. Tashmë objektivi i "Yili"-së është të renditet ndër pesë markat kryesore të qumështit në botë deri në vitin 2020. Pan Gang-u shpreh besimin në të ardhmen e industrisë së qumështit në Kinë, duke përmendur rritjen e popullsisë dhe të të ardhurave të banorëve, përqindjen e lartë të urbanizimit dhe lehtësimin e politikës së lindjes së një fëmije në Kinë.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China