PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, ftohen investimet private në sektorët e monopolizuar
2012-06-21 18:57:23 CRI Komenti juaj Printoni

Huang Zhilong, një studiues pranë Qendrës Kineze për Shkëmbime Ndërkombëtare Ekonomike, u shpreh se investitorët privatë mund të mos jenë shumë të gatshëm për sektorin e hekurudhave për shkak të ciklit të gjatë të investimeve dhe fitimeve të ulëta.

"Për të shtuar entuziazmin në sektorin hekurudhor, autoritetet duhet të ofrojnë mënyra dhe projekte më fitimprurëse si dhe investitorët privatë të kenë më shumë vend në të drejtat e vendosjes së cmimeve," thotë Huang.

Ndërkohë, autoritetet do të vazhdojnë me përpjekjet për ta bërë procesin e tenderimit më transparent.

Projektet e ndërtimit në varësi të 18 byrove pranë Ministrisë së Hekurudhave do të trajtohen nga qendrat rajonale përpara fundit të qershorit.

Në dokument gjithashtu bëhet thirrje për forcimin e mbikëqyrjes së ofertave si dhe promovimin e tyre elektronikisht.

Tarifimi i paligjshëm i ofertave ose manipulimi i tyre do të dënohet ashpër. Përpjekjet duhet të bëhen për të parandaluar spekulimet e ndryshme.

Procesi i tenderimit ka ardhur pas kritikave të ashpra nga publiku pas përplasjes së dy trenave të shpejtësisë së lartë në provincën Zhejiang, ku mbetën të vrarë të paktën 40 persona dhe u plagosën 200 të tjerë.

Yang Hao, profesor në Unviersitetin Jiaotong të Pekinit, u shpreh se duke e bërë më të përgjegjshëm procesin e tenderimit do të përmirësohet imazhi.

"Projektet hekurudhore kërkojnë përvojë profesionale dhe teknologji," shtoi ai.

Në vitin 2012 mënyra e zhvillimit të hekurudhave transformohet, duke garantuar sigurinë e stabilitetin e transportit dhe duke rritur cilësinë e shërbimit të transportit hekurudhor për të kënaqur udhëtarët.

Ministri kinez i Hekurudhave, Sheng Guangzu, gjatë një konference për punën u shpreh se në 2012-n parashikohet të transportohen 2 miliardë udhëtarë dhe 4.16 milliardë tonë mallra, duke arritur respektivisht në 9.1% dhe 6.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011.

Deri në fund të vitit 2003, gjatësia e përgjithshme e hekurudhave kineze arriti në 73 mijë kilometra, ndër to kishte mbi 20 mijë kilometra hekurudha me dy palë shina dhe 18 mijë hekurudha elektrike. Më 7 janar të vitit 2003, u inaugurua hekurudha e parë që kapërcen detin në Kinë – hekurudha "Yuehai".

Hekurudha me lartësi më të madhe mbi nivelin e detit në botë – hekurudha "Qinghai-Tibet" ka gjatësi prej 1142 kilometrash. Tani Kina është bërë një nga vendet me transportet më të shumta hekurudhore në botë dhe është vendi me rritjen më të shpejtë të transporteve.

Qysh nga viti 1998, hekurudha kineze ka ngritur disa herë shpejtësinë e transportit, është shtuar pandërprerë shpejtësia më e madhe e trenit. Njëkohësisht koha e udhëtimit të trenave është pakësuar shumë.

Mediat e huaja kanë komentuar shpesh për përparimin kolosal në industrinë e hekurudhave të Kinës. Njoftohet se Kina zotëroi shumë shpejt teknologji të përparuara ndërmjet ndërmarrjeve me investime të përbashkëta. Ajo është bërë jo vetëm prodhuesi i trenit të teknologjisë së lartë, por po konkurron me hapa shumë të shpejtë në tregun botëror të hekurudhave. Nga viti 2005 deri në vitin 2009, 3 më të mëdhenjtë perëndimore të hekurudhës, Siemens, Alstom dhe Bombardier kanë pasur rritje prej 17% në të ardhurat e operacioneve, kurse dy grupe kineze të hekurudhës, CSR dhe CNR patën rritje prej 108%.(Albana/Vera)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China