PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, ftohen investimet private në sektorët e monopolizuar
2012-06-21 18:57:23 CRI Komenti juaj Printoni

Investitorët privatë në sektorin i hekurudhave

Procesi i tenderimit për projektet e hekurudhave do të sillet në përputhje me vepra të tjera publik, për të rritur transparencën.

Ministria e Hekurudhave publikoi dokumentin e saj të dytë në 3 ditë për të njoftuar një riorganizim madhor për mënyrën sesi janë dhënë kontratat e ndërtimit. Në një deklaratë të lëshuar javën e shkuar u paraqit sfida e gjetjes së investitorëve.

Të gjitha qendrat e transaksioneve të Ministrisë do të mbyllen me procesin e tenderimit, në vend që të trajtohen nga pika tregtare lokale për projekte publike, në varësi të vendodhjes apo juridiksionit.

Politika është një " transformin i rëndësishëm" në mënyrën sesi është menaxhuar oferta publike për projektet hekurudhore të Kinës, thuhet në dokument. Njoftimi u pasua me një deklaratë të publikuar në internet nga Ministria, me qëllim për të nxitur më shumë investime private.

Më shumë informacion mbi politikat, planifikimin dhe standardet do t bëhen publike për të informuar më mirë investitorët, thuhet ne deklaratë.

Megjithatë, pjesa e ofruar e fitimit është e ulët.

"Në përgjithësi, njerëzit janë të interesuar të investojnë në programet hekurudhore" shprehet Zhou Dewen. "Problemi qëndron tek pjesa e fitimit."

Zhou, i cili është kryetar i Shoqatës për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, përfaqëson një grup industrialistësh të pasur të provincës Zhejiang.

Autoritet e hekurudhës në Wenzhou, shprehet ai, po negociojnë me sipërmarrësit, por deri tani qeveria ka ofruar vetëm 8% të fitimeve.

"8% nuk është shumë tërheqëse," thotë ai. Programet e hekurudhave kërkojnë investime gjigante, sektori ka pësuar humbje dhe sipërmarrësit janë të kujdesshëm, thotë ai.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria, borxhi i saj arriti në 2.43 trilionë juanë (384 miliardë dollarë) deri në fund të marsit.

Ministria gjithashtu raportoi një humbje prej 6.98 miliardë juanësh në tremujorin e parë.

Ndërkohë, investimet fikse në hekurudhat ishin 89.6 miliardë juanë, 48.3 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifra padyshim që qëndron shumë prapa investimit vjetor të planifikuar prej 500 miliardë juanësh, të vendosur nga ministri kinez i Hekurudhave Sheng Guangzu, në fund të vitit 2011.

"Me politika më të rrepta monetare dhe tkurrje të investimeve qeveritare, më shumë investitorë privatë do të inkurajohen për projekte në infrastrukturë, si në ndërtimet e autostradave dhe ato hekurudhore," shprehet Bao Yujun, kryetari i Shoqatës së studimit për ekonominë private të Kinës.

Në fakt, kapitali privat është tashmë i përfshirë në ndërtimin e hekurudhave, shtoi ai, duke shpjeguar se një linjë transporti 624 km e gjatë, e financuar pjesërisht nga ndërmarrja private Xinjiang Guanghui Industry Investment Group, ka nisur punimet në fund të marsit.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk do të jetë e lehtë për të tërhequr investitorë privatë në industritë që nuk janë më fitimprurëse.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China