PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, ftohen investimet private në sektorët e monopolizuar
2012-06-21 18:57:23 CRI Komenti juaj Printoni

Pas reformave gjithëpërfshirëse ekonomike, që në 3 dekada e kanë kaluar Kinën në vendin e dytë me ekonominë më të madhe në botë, vendi po vazhdon me reformat e ndërmarrjeve shtetërore duke ftuar investimet private në ristrukturimin e tyre.

Ky veprim vjen në përputhje me masat e tjera të fundit të publikuara nga qeveria qendrore për stimulimin e ekonomisë vendëse, ndërkohë që në të njëjtën kohë më shumë ndërmarrje shtetërore dhe sektorë të monopolizuar po i hapin rrugën investimeve private.

Një udhëzim i lëshuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Aseteve dhe Administrimit në varësi të Këshillit të Shtetit (SASAC) të premten, nuk dha detaje për mënyrën sesi kapitali privat do të përfshihet në ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetërore, por vetëm disa drejtime të përgjithshme.

Investitorët privatë mund të marrin pjesë në ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetërore nëpërmjet invetimeve në të holla, qiratë financiare etj., në përputhje me udhëzimin.

Shtohet gjithashtu se investitorët privatë mund të krijojnë fonde private të kalitalit me ndërmarrjet shtetërore për të investuar në industritë strategjike në zhvillim ose për investime të huaja.

Udhëzimi kërkon që ndërmarrjet shtetërore të transferojnë të drejtat e pronësisë në një mënyrë më të hapur e transparente, duke kryer transaksione nëpërmjet ankandeve publike.

Ndërmarrjet shtetërore të cilat janë në procesin e listimit apo emetimit të aksioneve të reja duhet të ftojnë investitorët privatë të marrin pjesë në këtë proces.

Udhëzimi gjithashtu i nxit ndërmarrjet shtetërore të heqin barrierat që bllokojnë investitorët privatë në transaksionet që kanë të bëjnë me aksionet dhe të drejtat e pronësisë

Kjo do t'i japë akses kapitalit privat në konkurrencën e drejtë, shprehet Wang Zhigang, një studiues në qendrën kërkimore në varësi të SASAC.

Javën e kaluar, Kina lejoi kapitalin privat të hyjë në tregun e hekurudhave, që ka qenë historikisht një nga sektorët më të kontrolluar nga shteti në ekonomi.

Hartimi i rregullave të hollësishme për investimet private në sektorët e monopolizuar të energjisë elektrike, naftës dhe gazit natyror është në proces e sipër, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zhvillimit dhe Reformës javën e shkuar.

Nisma erdhi në një kohë kur dobësimi i ekonomisë në Europë, Japoni dhe SHBA ka ndikuar në bumin e eksporteve kineze, e kombinuar me transformimin e Kinës në modelin e rritjes ekonomike, për uljen e parashikimit të rritjes së GDP-së në 8.1% në tremujorin e parë të vitit 2012.

Kabineti i Kinës ka premtuar më shumë vëmendje në "stabilizimin e rritjes ekonomike" në kushtet kur ekziston mundësia që ekonomia vendëse mund të tkurret në muajt e ardhshëm.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China