Klima pro biznes
"Qeveria, argumenton ai më tej, e ka kuptuar se të tërheqësh sa më shumë investitorë të huaj, duhet patjetër të kesh një rrjet model infrastrukture, gjë që ekzekutivi shqiptar po e bën". Një tjetër aspekt që vlerësohet në raportin e Katuzas është se Shqipëria është një vend ku prodhimi i naftës daton që 2 mijë vjet më parë, madje edhe tani vendi konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në Evropë për burimet e naftës. Sipas Katuzës, puset e para të naftës në Shqipëri janë hapur në fillim të viteve 1900, nga "Standard Oil", që janë paraardhësit e BP, kompani anglo-persiane, që udhëhoqi zhvillimin e industrisë shqiptare të naftës. "Në vitin 1932, u zbulua edhe zona që përmban më shumë rezerva nafte në Evropë, Patos-Marinzë, që tani menaxhohet nga kompania "Bankers Petroleum". Ndërkaq, edhe struktura fiskale e këtij biznesi është përmirësuar, duke bërë që Shqipëria te jetë më mirë se vendet e tjera të zhvilluara.
Naftë dhe Gaz
Shqipëria ka rezerva të konsiderueshme natyrore në naftë dhe gaz.
Nafta, gazi dhe bitumi gjenden në formacionet shkëmbore në jugperëndim të vendit. Nafta dhe gazi nxirren dhe përpunohen që nga viti 1928.
Rezervat vlerësohen të jenë më shumë se 450 milion ton nga të cilat vetëm 45 milion janë shfrytëzuar deri tani.
Shkëmbimet tregtare në vitin 2008 u rritën me 35%, duke arritur vlerat 54,158 milion ALL. Produktet e naftës eksportohen më së shumti në Itali (59.3% e produktit total të eksportuar).
Përgjithësisht produktet e naftës importohen nga Greqia (22,106 mil ALL) dhe Rusia (11,170 mil ALL), të cilat arrijnë vlerat 49% dhe 25% të importeve në total.
Struktura Organizative në Sektorin e Naftës & Gazit
Sektori i Gazit dhe Naftës është ndarë ne 3 kompani:
· ALBPETROL, i cili është përgjegjës për kërkimin dhe prodhimin.
· ARMO, është përgjegjës për rafineritë (Ballsh, Fier) si dhe për tregtinë me shumicë dhe pakicë të lëndëve djegëse.
· SERVCOM, mbështet Albpetrolin në fushën e zhvillimit dhe të shpimeve.
Gjetje në 2008:
Sipas të dhënave të një prej Korporatave kryesore në sektorin e naftës, të Azisë qëndrore dhe Europës lindore:
Një rezervë e gjerë dhe e paprekur nafte dhe gazi është zbuluar në veri të Shqipërisë.
Rezerva mban rreth 2.987 bilion fuçi naftë dhe 3.014 trilion kub gaz natyror.
Në qoftë se nafta është e mbuluar me një shtresë gazi atëherë llogariten të jenë 1.4 bilion fuçi nafte e lehtë dhe 15 trilion kub gaz natyral.
Rajoni i Ballkanit ka vërtetuar se përmban rezerva nafte të cilat arrijnë afërsisht 345 milion fuçi, nga të cilat 198 milion fuçi gjenden në Shqipëri.