PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëri- Industria e naftës dhe gazit, potencialet e një vendi të vogël
2012-06-14 20:32:18 CRI Komenti juaj Printoni

Vetëm në fushën e Patos-Marinzës, e cila është fusha më e rëndësishme naftëmbajtëse e Shqipërisë, prodhimi arriti në rreth 1 mijë tonë në ditë, ose 5800 fuçi. Një vit më parë, prodhimi në këtë fushë qe 5200 fuçi në ditë.

Shqipëria prodhoi 560 mijë tonë naftë në një vit. Rreth gjysma e prodhimit u realizua nga kompania nën pronësi publike "Albpetrol", ndërsa pjesa tjetër u prodhua nga kompanitë koncesionare. Këtë vit, numri i kompanive që operojnë në këtë sektor pritet të rritet në katër.

Si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar, edhe nafta shqiptare është shtrenjtuar. Të dhëna nga kompani private tregojnë se çmimi i naftës bruto shqiptare është rritur. Një pjesë e naftës së prodhuar në Shqipëri rafinohet aktualisht nga Rafineria e Ballshit, ndërsa pjesa tjetër, eksportohet në drejtim të Italisë e vendeve të tjera.

Ari i zi, përveç të qenit i domosdoshëm në jetën e njeriut, është kthyer shpesh në një 'mollë sherri' për vendet e botës. Sipas revistës prestigjioze "Forbes", Shqipëria është një prej vendeve me pasuri të mëdha energjetike, sidomos një thesar i vërtetë nafte. Artikulli i publikuar dje nga "Forbes" është shkruar nga Marin Katuza, shefi i strategjisë së tregut në institutin kërkimor "Kejsi" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili shkruan se, pas një të shkuare të trazuar, Shqipëria e pasur me burime njerëzore, po modernizon veten si një vend i mirë për të bërë biznes dhe ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit.

Madje, Katuza e cilëson Shqipërinë si një diamant të vërtetë në sektorin e naftës dhe argumenton se potenciali i hidrokarbureve i ndërthurur me përmirësimin në strukturat financiare, politike dhe sociale të vendit tonë e bëjnë Shqipërinë që të ofrojë avantazhe të mëdha për investitorët e huaj, që të kërkojnë një terren të ri energjetik. Në analizën e thellë të situatës në vend, Katuza fton investitorët të shkojnë në Shqipëri.

"Qeveria shqiptare është tërësisht pro biznesit dhe ajo ka thjeshtësuar rregullat administrative të biznesit, ka ulur taksën e biznesit në 10%, ka ulur TVSH-në për disa kategori biznesesh, ofron lehtësira kreditimi, si edhe mbrojtje të mëdha të investitorëve vendas dhe atyre të huaj. Përmirësimet në infrastrukturë dhe në ekonomi kanë rritur ndjeshëm tregtinë në vend, veçanërisht autostrada që lidh Durrësin me Morinën është xhevahiri i vërtetë i tregtisë", shkruan Katuza.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China