PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, rritet prezenca e kapitalit privat tek sektori i naftës
2012-06-07 17:10:34 CRI Komenti juaj Printoni

Furnitorët privatë të gazit ulin çmimin e gazit

Që prej momentit kur qeveria ngriti çmimin e naftës së përpunuar deri në 600 juanë për ton, çmimi zyrtar i shitjes me pakicë i gazit arriti në 8.33 deri në 8.87 juanë për litër. Një stacion gazi në perëndim të Pekinit ka shitur 93-oktanë gazolinë me një çmim prej 8.03 juanë për litër, 30 centë më lirë se udhëzimi i qeverisë për çmimet. Zhao Zhiquan, drejtuesi i një stacioni gazi shprehet se ka ulur çmimin e naftës me qëllim që të tërheqë më shumë klientë. "Vetëm duke ulur çmimin mund të tërheqim banorët që jetojnë aty pranë dhe shoferët që kalojnë pranë stacionit tonë të gazit. Ne humbëm një të tretën e klientëve tanë kur e shitëm gazin me 8.33 juanë." E njëjta situatë po ndodh edhe në stacionet e gazit në Shenzhen dhe Shangai, dy nga qytetet e tjera më të mëdha të Kinës. Disa stacione gazi atje po ofrojnë ulje çmimesh, ku një litër shitet me vetëm 8 juanë. Në Shangai, shumë stacione gazi ofrojnë zbritje për shoferët që blejnë gaz gjatë natës. Profesor Dong Xiucheng nga "China University of Petroleum" shprehet se ulja e çmimit dhe mungesa e naftës, fenomene që ndodhin çdo vit, janë shkaktuar nga sistemi i çmimeve i miratuar nga qeveria. "Problemi kryesor është periudha e gjatë e rregullimit të çmimeve, sepse shkakton dallgë tek shitjet. Kjo e bën tregun të paqëndrueshëm dhe të pasigurt." Sipas rregullave të tanishme, çmimi i naftës së përpunuar në vend do të rregullohet kur çmimi ndërkombëtar i naftës bruto të luhatet mesatarisht deri në 4% për 22 ditë radhazi. Ai sugjeroi se duhen bërë rregullime më të shpeshta së bashku me ndryshimet në tregun ndërkombëtar.


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China