PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, rritet prezenca e kapitalit privat tek sektori i naftës
2012-06-07 17:10:34 CRI Komenti juaj Printoni

NCSSF-ja, e cila menxhon fondin e sigurimeve shoqërore në vend u krijua në vitin 2000 për të shërbyer si një arkë për shpenzimet e sigurimeve shoqërore, ndërkohë që UICIF-ja e ngritur nga Federata Pankineze e Industrisë dhe Tregtisë, është një platformë për investitorët privatë që të investojnë në sektorin e energjisë dhe të infrastrukturës..

Ky veprim, i cili shënon projektin më të madh të investimit në drejtim të shkallës së kapitalit të përfshirë shoqëror është gjithashtu hera e parë për Kinën në përdorimin e të dyja fondeve si atyre shtetërore dhe private për një projekt të vetëm kombëtar me kushte dhe trajtim të barabartë.

"Ky veprim është padyshim një hap i rëndësishëm i hapjes plotësisht të kapitalit shoqëror," u shpreh Feng Fei, kreu i një departamenti pranë Qëndrës Kërkimore për Zhvillim të Këshillit të Shtetit.

Feng shtoi se industria e naftës në vend ka qenë një fushë e vështirë për kapitalin shoqëror, i cili ka nxitur kërkesën e lartë për pranimin e fondeve shtetërore e private.

Kjo lëvizje erdhi pasi disa sektorë shtetërorë, duke përfshirë sektorët hekurudhorë dhe financiarë hapën dyert për kapitalin privat, pas një takimi të kohëve të fundit të Këshillit të Shtetit, që u zotua të mbështesë investimet private në sektorët e monopolizuar.

"Investimi i ri dhe metoda e mbledhjes së fondeve është një risi domethënëse në formimin e kapitalit dhe çmimeve. Kjo është ajo që i duhet situatës së tanishme ekonomike," u shpreh Dai Xianglong, kryetar i NCSSF.

Investimi do t'i sjellë avantazhe të gjitha palëve si dhe do të lejojë ndarjen efektive të burimeve të tregut, të cilat do t'u vinë në ndihmë përpjekjeve të vendit për zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe nxitjen e zhvillimit, u shpreh menaxheri i përgjithshëm i CNPC-së Jiang Jiemin.

Projekti ka tërhequr gjithashtu edhe fonde private të menaxhimit të pasurisë të ngritura nga Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës (ICBC), banka më e madhe e vendit për nga vlera e tregut.


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China