PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, rritet prezenca e kapitalit privat tek sektori i naftës
2012-06-07 17:10:34 CRI Komenti juaj Printoni

Rafinimi i naftës dhe industria petrokimike

Me shtimin e sasisë së nxjerrjes së naftës bruto, janë zhvilluar me ritëm të shpejtë edhe rafinimi i naftës dhe industria petrokimike. Në përgjigje të kërkesave të zhvillimit të ekonomisë kombëtare, në industrinë kineze të rafinimit të naftës u shpejtua rregullimi i strukturës, si rezultat, u rrit kapaciteti i prodhimit.

Një vepër e madhe e sjelljes së gazit natyror

Gazsjellësi 4000 kilometra i gjatë, që fillon në perëndim dhe mbaron në lindje në Shangai përshkon 10 provinca ose rajone autonome dhe pritet që çdo vit të sjellë 12 miliardë metra kub gaz natyror në krahinat e fushave qendrore, në provincat e Kinës Lindore dhe në zonat e Deltës së lumit Jance.

Sektori i naftës në Kinë ka nisur përpjekjet të bindë kapitalin privat në kushtet e një ngadalësimi në vendin me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Korporata Kombëtare Kineze e Naftës (CNPC), një korporatë gjigante në pronësi të shtetit, nënshkroi së fundmi një marrëveshje investimi me investitorë të ndryshëm, duke përfshirë Këshillin Kombëtar për Fondin e Sigurimeve Shoqërore (NCSSF), Baosteel Group Corporation etj, që të bashkohen për zhvillimin e projektit të tretë të Kinës për transmetimin e gazit natyror perëndim-lindje.

Sipas marrëveshjes, një ndërmarrje e përbashkët do të caktohet për të menaxhuar një projekt 116 miliardë juanësh, afro 18 miliardë dollarësh amerikanë, ku CNPC-ja zotëron 52 % dhe 3 kompanitë e tjera nga 16% secila.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China