PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
A duhet të jetë energjia elektrike monopol?
2012-05-30 17:42:21 CRI Komenti juaj Printoni

Territori hidrografik i Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 44,000 km2 ose 57% më shumë sesa hapësira e saj tokësore; ky territor hidrografik ka një lartësi mesatare prej 700 m mbi nivelin e detit. Vetëm rreth 30% të burimeve ujore janë duke u shfrytëzuar. Kjo gjë krijon mundësi të mëdha për investime potenciale, pa rrezikuar këto burime të çmuara.

Sektori privat i prodhimit te energjise elektrike

Sektori privat i prodhimit të energjisë elektrike është një treg i vogël dhe me një ndikim ende të ulët në sigurimin energjisë në vend. Edhe pse pas vitit 2008 është shtuar numri shoqërive që operojnë në të, treguesit e pozicionojnë larg të qënurit "faktor i rëndësishëm".

Aktualisht në këtë treg funksionojnë HEC-e të privatizuara dhe të dhëna me koncesion.

Në vitin 2009 dhe 2010 ka pasur një rritje shumë të lartë të sasisë së prodhuar nga HEC-et e vogla, sidomos nga HEC-et e dhëna me koncesion. Në vitin 2009 kjo sasi ishte 44% me e lartë se sa viti 2008, ndërsa në 2010-n rritja ishte 78%.

Pavarësisht këtyre hapave pozitiv, prodhimi nga HEC-et privat dhe me koncesion në vitin 2010 përbënte vetëm 2% të prodhimit total. Megjithatë, duke qenë se në vitet e fundit janë lidhur disa kontrata koncesionare, pritet që pesha e këtij sektori të vij gjithmonë në rritje.

Deri në vitin 2010, ishin në punë 51 hidrocentrale, të zotëruara nga 19 kompani. Ndërkohë, që në bazë të Buletinit Statistikor të vitit 2009, të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, vetëm gjatë viteve 2007-2009 janë lidhur 87 kontrata, për 208 HEC. Vlera e tyre e investimit është rreth 238 miliardë lekë.

Po çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë për sistemin e energjisë elektrike?

Nga intervistat qe ne patëm me disa nga qytetarët ata shprehin mendimet e tyre lidhur me këtë sistem.

Një prej tyre shprehet se menaxhimi dhe shpërndarja ka pasur një përmirësim të dukshëm në 5 vitet e fundit, por është shprehur i pakënaqur nga tarifat dhe çmimet.

"Në Shqipëri rrjeti i shpërndarjes dhe i menaxhimit të energjisë është akoma monopol. Më parë ka ekzistuar vetëm kompania shtetërore KESH e cila bënte edhe shpërndarjen edhe sigurimin e energjisë, ndërkohë që tani kemi edhe një kompani private e cila rreth 85% është private. Ekziston një monopol dhe dihet që çmimet do luhaten nga ky i fundit pasi ai kontrollon tregun. Ka patur disa ankesa ne momentin kur kjo kompani private blen energji nga KESH i cili është operatori që jep energji elektrike ka pasur luhatje të çmimeve dhe sidomos kohët e fundit ka patur dhe rritje çmimi duke u justifikuar me faktin që ka borxhe."

Një tjetër qytetar shprehet se në Shqipëri është në treg vetëm kompania CEZ e cila prej saj merret energjia.

"Kalimi nga KESH tek CEZ ka patur shumë probleme. Liberalizimi i tregut do ishte shumë funskional jo vetëm tek banorët, por edhe tek kompanitë që u kërkohet shumë energji elektrike. Unë kam herë pas here ankesa kundrejt CEZ për arësye të ndryshme. Nëse tregu do ishte i liberalizuar do ishte shumë më konkurrues dhe CEZ ka 30% humbje në treg dhe kjo humbje i faturohet për më tepër konsumatorit final. Në të gjithë botën sistemet janë të liberalizuara. Fakti që është vetëm një kompani nuk je i kënaqur pasi nuk e di se cfarë mund të sjelli një kompani e dytë, e cila mund të sjellë një shërbim dhe një çmim më të mirë".(Vera/Bana)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China