PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
A duhet të jetë energjia elektrike monopol?
2012-05-30 17:42:21 CRI Komenti juaj Printoni

(A3, Li, male, in Chinese)

"Termocentraleve private nuk u duhet të paguajnë tarifat e vendosura nga qeveria. Kompanitë tregtare paguajnë çmime më të larta të energjisë elektrike dhe subvencionet jepen për përdorim të energjisë elektrike për banim. 96% e klientëve të Weiqiao-s janë tregtarët, por ata gëzojnë çmime më të ulëta."

Kompanitë kineze të energjisë bëjnë publike vetëm çmimet e rrjetit dhe çmimin përfundimtar të shitjes, duke lënë në errësirë shumicën e njerëzve përsa i përket tejçimit dhe kostove të shpërndarjes. Kjo ka ngjallur dyshime rreth fitimit të tyre marxhinal. Megjithatë, këto kompani kanë fajësuar vazhdimisht presionin e tyre financiar në zgjerimin e hendekut midis çmimeve të vendosura nga qeveria dhe çmimit në tregun e orientuar të qymyrit.

Ouyang Changyu, zv.sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Energjisë Elektrike të Kinës shprehet se zgjidhja kyçe qëndron në reformën e mekanizmit të çmimeve.

(A4, Ouyang, male, in Chinese)

"Industria e energjisë duhet të miratojë parimet e tregut sa më parë që të jetë e mundur. Autoritetet nuk duhet të vendosin një standard çmimesh për të gjithë. Çmimi duhet të pasqyrojë raportin kërkesë-ofertë. Gjithashtu duhet edhe të plotësojë kërkesat e mbrojtjes së mjedisit dhe cilësinë e shërbimit."

Specialistët e energjisë sugjerojnë që Kina të inkurajojë investimet private dhe kryerjen e skemave pilot në fushat kryesore për të reformuar sistemin e caktimit të çmimit të energjisë elektrike.

Sistemi shqiptar i elektricitetit

Sistemi shqiptar i elektricitetit bazohet tashmë kryesisht në prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet me një kapacitet të instaluar prej pothuajse 1,450 MW。Hidrocentralet më të rëndësishëm janë vendosur pranë kaskadave të lumit Drin dhe të gjithë së bashku ata prodhojnë 1,350 MW. Korporata Energjetike Shqiptare (KESH sh.a), një korporatë me pronësi 100% shtetërore, është pronarja dhe përdoruesja e vetme e këtyre hidrocentraleve.

Një termocentral është në funksionim që prej nëntorit të vitit 2009 dhe ka një kapacitet të instaluar prej 97 MW. Ky termocentral që gjendet në Vlorë, ne jug të Shqipërisë, është gjithashtu në pronësi të TEC Vlora sh.a, pjesë e KESH sh.a.

Në Shqipëri ka rreth 1,000,000 përdorues të energjisë elektrike, të cilët konsumojnë 500 - 1,400 MW gjatë periudhës së dimrit dhe 300 - 1,000 MW gjatë periudhës së verës. Kjo fuqi nuk është e mjaftueshme për plotësimin e të gjitha kërkesave të tregut dhe në varësi të kushteve të motit (rreshjeve), diferenca e krijuar është kompensuar nëpërmjet importit të energjisë.

Duke ju referuar materialeve ne faqen e internetit të ERE, aktorët kryesorë të tregut elektro-energjetik në Shqipëri janë, si vijon:

KESH ka në pronësi tre hidrocentrale në Shqipëri dhe aktualisht prodhon 99% të energjisë. Korporata i shet Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) të gjithë energjinë që është e barasvlershme me humbjet e transmetimit dhe gjithashtu, i siguron të gjitha shërbimet ndihmëse OST-së. Mbi të gjitha, Korporata i shet CEZ Shpërndraje sh.a. të gjithë energjinë elektrike që u faturohet konsumatorëve. Në rastet se ka tepri në prodhim, atëherë energjia shitet në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

CEZ Shpërdarje është furnizuesi me energji elektrike i të gjithë konsumatorëve përkundrejt çmimeve të vendosura nga Enti Rregullator i Energjisë dhe gjithashtu, kryen shpërndarjen tek klientët të lidhur me rrjetin elektrik të CEZ Shpërndarje.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China