
Grupi Weiqiao, një konglomerat në provincën Shandong të Kinës lindore, ka interesa që varjojnë nga tekstilet deri tek energjia elektrike. Kjo kompani është vënë në qendër të një debati pasi shiti energjinë e saj elektrike tek fabrikat dhe familjet pranë saj me një çmim deri në 30% më të ulët se çmimi i ofruar nga rrjeti shtetëror i vendit.
Edhe pse kjo gjë është mirëpritur gjerësisht nga banorët, janë rritur dyshimet përsa i përket vlefshmërisë së praktikës pasi, megjithëse Kina lejon kapitalin privat në gjenerimin e energjisë elektrike, fazat si tejçimi, shpërndarja dhe shitja e energjisë elektrike mbeten nën kontrollin e rreptë të qeverisë.
Ouyang Yuchang është zv.sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Energjisë Elektrike të Kinës.
(A1, Ouyang, male, in Chinese)
"Sipas rregullave aktuale, impiantet private të ngritura nga ndërmarrjet vendore duhet të kufizohen për vetë-përdorim. Energjia shtesë duhet të shitet në rrjetin shtetëror për shpërndarje."
Por, për konsumatorët kinezë të cilët kanë kohë që kanë shfaqur pakënaqësi rreth një monopoli ku shteti kontrollon kompanitë e energjisë ka të drejtat e pakufizuara për të vendosur çmimet, mesazhi është i thjeshtë dhe i qartë: me shtimin e konkurrencës, kostot dhe çmimet mund të ulen.
Zonja Wang është një banore e cila pajtohet me këtë ide.
(A2, Wang, female, in Chinese)
"Kompanitë shtetërore të energjisë janë ankuar për humbje, por çmimi i
ofruar nga Weiqiao është i ulët. Prandaj une besoj se çmimi i energjisë elektrike i vendosur nga rrjeti shtetëror mund të ulet."
Megjithatë, Li Ying, një specialist në "China Price Association" e refuzon këtë logjikë. Ai u shpreh se energjia elektrike e vetë-gjeneruar është më lirë pasi kompanitë nuk duhet të mbajnë përgjegjësi sociale për fonde shtesë të qeverisë, duke iu referuar në mënyrë implicite tarifave që janë të përfshira në çmimet e energjisë elektrike të vendosura nga qeveria për qëllime financimin e projekteve publike.