PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Perspektiva e grupit "CSR"
2010-11-05 23:58:52 cri komenti juaj Printoni

Një punonjës i Grupit CSR i tha gazetarit, "Asokohe, treni i importuar ecte me një shpejtësi prej 250 km në orë, kurse treni i prodhuar nga grupi jonë arrin të lëvizë me një shpejtësi prej 380 km në orë, që është edhe treni më i shpejtë në botë. Të gjitha pjesët thelbësore prodhohen nga vetë Kina. Vendet e tjera nuk e përmbushnin dot kërkesën për një teknologji të tillë."

Edhe zv.inxhinieri i përgjithshëm i Grupit CSR, z. Zhu Longju u shpreh i emocionuar se vetëm brenda 4 vjetësh, CSR-ja bëri një progres që ndërmarrjet e huaja e kanë arritur për 30 vjetë. Ky hov i jashtëzakonshëm mbështetet tek gërshetimi i importit të teknologjive me risinë e pavarur.

Tani Grupi CSR ka disa qendra kërkimore dhe laboratorë shtetërorë dhe ka krijuar edhe një qendër kërkimore të industrisë elektrike në SHBA. Deri tani Kina ka paraqitur kërkesën për patentë për 946 teknologji mbi trenat me shpejtësi të lartë.

Me rezultatet e shkëlqyeshme në të kaluarën, treni i shpejtësisë së lartë i Kinës ka të ardhme akoma më të mirë. Tani Kina po konsultohet me vende të tjera për ndërtimin e tri hekurudhave ndërkombëtare me shpejtësi të lartë, linjën Evropë Qendrore-Azi Qendrore-Kinë, linjën Evropë Perëndimore-Rusi-Kinë dhe Azi Juglindore-Kinë. Këto tri linja, që do të përshkojnë 17 vende, parashikohet të përurohen në vitin 2025.

Krahas këtyre, Rusia, Brazili, Arabia Saudite, Polonia dhe vende të tjera kanë shprehur në mënyrë të qartë dëshirën e bashkëpunimit me Kinën në ndërtimin e hekurudhave me shpejtësi të lartë. (Zhai/ Wang Lei)


1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China