PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Perspektiva e grupit "CSR"
2010-11-05 23:58:52 cri komenti juaj Printoni

Perspektiva e CSR-së po reflekton forcën konkurruese të teknologjisë dhe të pajisjeve të hekurudhave me shpejtësisë të lartë të Kinës.

Tani, gjatësia e linjave hekurudhore me shpejtësi të lartë, që janë vënë në shfrytëzim në Kinë ka arritur në 7055 kilometra duke zënë vendin e parë në botë. Kina është vendi me teknologji sistematike më të përsosur të hekurudhës me shpejtësi të madhe, me aftësinë më të madhe integruese, me gjatësi më të madhe operative, me shpejtësi më të madhe dhe me përpjestime më të mëdha ndërtimi, që po udhëheq prirjen e re të zhvillimit të hekurudhës me shpejtësi të lartë në botë.

Bashkëpunëtori i Institutit Kërkimor të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar ndërkombëtar pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës Mei Yuxin tha në intervistë: "Lokomotivat, vagonat dhe pjesët e këmbimit të prodhuara nga Kina janë ekspozuar në mbi 50 vende e rajone të botës. Grupet CSR dhe CNR kanë fituar vitin e kaluar 2.3 miliardë dollarë amerikanë nga kontratat me vendet e jashtme"

Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, eksporti i makinerive arriti 416.97 miliardë dollarë amerikanë duke u rritur 35.9% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shifër është 0.7% më e lartë se rritja e përgjithshme e eksportit dhe zë 51.9% të vëllimit të përgjithshëm të eksporteve. Vetëm gjatë qershorit, eksporti i makinerive arriti në 79.56 miliardë dollarë amerikanë duke u rritur 41.7% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China