PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Perspektiva e grupit "CSR"
2010-11-05 23:58:52 cri komenti juaj Printoni

Grupi CSR ka 16 filiale që janë shpërndarë në 10 provinca e qytete të Kinës me më shumë se 80 mijë punonjës.

Ky grup merret kryesisht me kërkim, prodhim, shitje, riparim dhe përdorim me qira të lokomotivave hekurudhore, trenave të pasagjerëve dhe të mallrave, trenave me motorë të shpejtësisë së lartë, si dhe me industri të teknologjive specifike të pajisjeve të komunikacionit hekurudhor dhe shërbimet përkatëse, me investim e administrim, import-eksport etj. Niveli i kërkimeve shkencore dhe i prodhimit të këtij grupi ka arritur ose është përafruar me nivelin e përparuar botëror në të njejtën fushë.

Në listën e "500 ndërmarrjeve më të fuqishme të Kinës" të publikuar nga revista ""Fortune", CSR-ja renditet për herë të parë në vendin e 49-të të renditjes së përgjithshme dhe në vendin e dytë për industrinë e pajisjeve e makinerive. Në vitin 2009, të ardhurat e CSR-së arritën në 46 miliardë e 393 milionë juanë dhe përfitimet neto arritën në 1 miliard e 678 milionë juanë, duke patur një rritje prej 20-30% në gjendjen e krizës financiare globale.

Në një intervistë për mediat, drejtori i përgjithshëm i Këshillit të CSR-së Zhao Xiaogang tha se CSR-ja ka plan të rrisë numrin e kuotave në tregun e jashtëm nga 5% që është tani në 20%. Punonjësit e CSR-së u treguan gazetarëve se vitin e kaluar, CSR-ja nënshkroi kontrata për eksport me një shifër prej 1.2 miliard dollarësh amerikanë. Sipas statistikave të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, eksportet në të ardhmen do të jenë shumë më të mëdha.

1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China