(3)
- Kam marrë vesh nga lajmet nga Shqipëria, se Shqipëria ka një strategji për t'u kthyer në një superfuqi elektrike. Edhe ju tani, sikur e keni përqendruar punën tuaj në centrale elektrike. A mund të na tregoni diçka në këtë drejtim?
- Po, sigurisht! Gjatë gjithë kësaj kohe, fokusimi im ka qenë si një strategji edhe personale edhe e zhvillimit të sotshëm ekonomik botëror, është energjia. Diçka që ka Shqipëria është që Shqipëria është shumë me fat për mundësitë që ka për të ndërtuar dhe për të zhvilluar energjinë elektrike të gjelbër, duke ndërtuar shumë hidrocentrale në Shqipëri. Gjithashtu, gjatë tri viteve të fundit, unë jam fokusuar shumë në ndërtimin e një ekonomie të kësaj forme të ndërtimit të energjisë në Shqipëri. Prandaj jam edhe tani në Kinë, për të krijuar një marrëdhënie të zhvillimit të kësaj industrie të energjisë elektrike. Shqipëria ka një potencial për zhvillimin e energjisë elektrike në gjithë Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera, si për prodhimin e energjisë elektrike me hidrocentrale, si me mullinj ere, si me prodhimin e energjisë elektrike me rreze diellore. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, duke qenë që është një vend që është i dyti në Europë që ka më shumë diell se çdo vend tjetër në Europë. I ka të gjitha mundësitë për të qenë një qendër tregtie për energjinë e gjelbër në Ballkan dhe në Europë. Prandaj jam edhe unë i fokusuar që kjo degë ekonomie të zhvillohet nëpërmjet marrëdhënieve të mia me kompanitë e mëdha kineze që kam vizituar këta tre-katër ditët e fundit.
- Meqë keni filluar hapat e para, besoj do të arrini suksesin më të madh.
- Kam shumë shpresë që me një punë të pandërprerë, me një miqësi të mirë, duke parë edhe nevojën e madhe që ka edhe Ballkani edhe Shqipëria për energjinë elektrike, duke edhe mundësitë e kompanive të mëdha kineze, për t'i ndërtuar këta vepra, këta zhvillime në industri, unë kam shumë shpresë që kjo do të realizohet në një mënyrë shumë të shpejtë.
- Ju urojmë sukses!
- Faleminderit, faleminderit edhe juve!
- Faleminderit!