Kohët e fundit presidenti i Grupit Shqiptar për Zhvillimin e Kapitaleve të Huaja (FCDG) z. Filip Lala erdhi për të gjashtën herë në Kinë për të vendosur marrëdhënie të partneritetit të bashkëpunimit strategjik me Korporatën Kombëtare të Kinës të Pajisjeve Elektrike ( CNEEC ).
Gjatë 4 viteve të fundit, presidenti i FCDG-së ka ardhur 6 herë në Kinë dhe ka pritur në Shqipëri më se 60 biznesmenë kinezë për inspektim dhe për gjetjen e mundësisë së vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të bashkëpunimit strategjik. Presidenti i FCDG-së Filip Lala pati kontakte me kompaninë e mineraleve Yunan të Kinës, me kompaninë e ndërtimit të hekurudhave të Kinës ( CRCC), me shoqatën e biznesmenëve kinezë si dhe me CNEEC etj.
Në maj të këtij viti, duke mbajtur një fjalim në konferencën e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), Kryeministri Berisha i bëri një paraqitje të gjerë potencialeve që ofron Shqipëria, duke u përqendruar veçanërisht në sektorin energjetik dhe atë të nxjerrjes e shfrytëzimit të mineraleve.
"Shqipëria, - tha Kryeministri - nuk është një vend i madh në gjeografinë e Europës, por është një vend me potenciale të mëdha europiane, për biznesin europian dhe atë botëror".
Kryeministri theksoi synimet e Shqipërisë për t'u shndërruar në një superfuqi energjetike në rajon, duke u ndalur në përpjekjet e qeverisë për diversifikimin e prodhimit të energjisë, projektet e mëdha në fushën hidrike, të energjisë eolike, nga biomasa, fosile, si nafta dhe gazi etj.
Potencialet e Shqipërisë në fushën e energjisë janë aktualisht ndër më të mëdhatë. "Qeveria ka firmosur mbi 200 kontrata përreth 200 hidrocentrale, një prej të cilëve përbën aktualisht projektin më të madh në Evropë, Kaskada e Devollit e EVN dhe Statkraft. Nga këto hidrocentrale, 36 janë në ndërtim, të tjerët presin investitorët për të filluar nga puna.
Për të vënë në jetë synimet e Shqipërisë për t'u shndërruar në një superfuqi energjetike në rajon, kësaj here, z. Filip Lala erdhi në Kinë posaçërisht për bashkëpunim me palën kineze në ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha dhe të vogla. Kompania e tij kësaj here ka ndërmend të zgjedhë një kontraktues për inxhinieri, prokurim dhe ndërtim projektesh të shumëfishta, hidrocentrale lumore (Projektet) në Republikën e Shqipërisë dhe ka gjetur mjaftueshëm të përshtatshme për të konsideruar CNEEC si kontraktuesin EPC për projektet mbi kushtet dhe termat paraprakë të paraqitura në një Memorandum Mirëkuptimit.
Të dy palët kanë rënë dakord të bashkëpunojnë dhe të punojnë së bashku në mirëbesim për realizimin e Projektit. Duke marrë parasysh se Studimi i Fisibilitetit i Projektit mund të mos jetë mjaft i detajuar për bisedimet përfundimtare të Kontratës EPC midis palëve, CNEEC do të përpunojë kërkesat teknike dhe/ose propozimet teknike për Projektin me kërkesë të kompanisë.
Kjo është një nismë e mirë e bashkëpunimit midis Kinës dhe Shqipërisë në fushën e hidrocentraleve. Para më se 30 viteve, Kina ka ndihmuar Shqipërinë në ndërtimin e hidrocentralit Mao Cedun ( sot hidrocentralin e Vaut të Dejes), i cili vazhdon të prodhojë energji elektrike për Shqipërinë. Kina ka potencial të madh teknologjik në ndërtimin e hidrocentraleve dhe është një mbështetje e fortë për biznesmenët shqiptarë që duan të ndërtojnë hidrocentrale në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Pekin, z. Filip Lala u prit ngrohtësisht nga CNEEC, CRCC dhe Kompania e Investimeve Ndërkombëtare Kino-shqiptare. Palët përkatëse shprehën dëshirën për bashkëpunimin e mëtejshëm midis Kinës dhe Shqipërisë në drejtime të ndryshme, kryesisht në ndërtimin e hidrocentraleve, në ndërtimin e autostradave etj.
Megjithëse duke qenë shumë i zënë me biznesin, presidenti i grupit shqiptar për zhvillimin e kapitaleve të huaja z. Filip Pala dha edhe një intervistë korrespondentes së Radios së Jashtme të Kinës një intervistë.
Tani po japim pjesën e parë të kësaj interviste.
- Përshëndetje, i dashur z. Filip Lala. Keni ardhur për të 6-n herë në Pekin. Mund të na tregoni për përshtypjet gjatë këtyre vizitave
- Eshtë e vërtetë që kam ardhur 6 herë këtu në Kinë dhe çdo herë që kam ardhur Kina më ka lënë përshtypje të një ndryshimi shumë të madh. Kina po ndryshon gati çdo ditë, në çdo formë, zhvillimi, ekonomike, shoqërore. Arsyeja kryesore që më pëlqen të vij në Kinë, është sepse unë e ndjej këtë lloj ndryshimi dhe mundësitë që ka Kina për të bërë një zhvillim, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën sot. Kjo për arsye se Kina po lëviz me hapa shumë të shpejtë drejt një shteti të zhvilluar ekonomikisht, politikisht dhe mendoj që Kina duhet të jetë një nga shtetet që do të jetë më i zhvilluari në botë, sot. Mënyra sesi po zhvillohet Kina është një mënyrë e paparë ndonjëherë dhe mua më bën përshtypje çdo herë që vij në Kinë. Në çdo moment që vij dhe jam këtu, e shoh ndryshimin që po ndodh në Kinë, gati çdo kohë.
- Kur keni ardhur në Kinë për herë të parë?
- Për herë të parë, kam ardhur në viti 2007. Sigurisht që deri tani, kam ardhur për çështje ekonomike, për zhvillimin, si të Kinës, si dhe të Shqipërisë. Por tani, këto kohët e fundit, po ndjej një kënaqësi edhe më të madhe në Kinë. Kina më është bërë një destinacion, në të cilin më pëlqen të ndalem dhe të qëndroj, prandaj tani e tutje, Kinën e quaj një vend në të cilin unë mund të jetoj, sidomos Pekinin që e njoh shumë mirë. Kam shëtitur në shumë qytete të Kinës. Kam parë ndryshimin tradicional në çdo provincë. Më pëlqen jeta në Pekin dhe e shoh ndryshimin shumë. Unë kam gjetur format më të ndryshme për të shijuar Pekinin. Unë, ka dy ditë që luaj golf këtu në Pekin. Më pëlqen si vend, si kulturë, si traditë, si një vend që mendoj se do të jetë një nga superfuqitë e botës dhe që mendoj është edhe sot. Unë dëshiroj që Kina të vazhdojë me të njëjtin ritëm në zhvillimin ekonomiko-shoqëror.
- Ju thatë, siç di unë, ju jeni rritur me shumë kinezë në Amerikë, në Nju Jork dhe keni lidhur një miqësi të madhe me kinezët. Mund të na flisni për marrëdhëniet me kinezët.
- Siç thashë edhe më herët, unë e ndjej veten personalisht shumë mik të popullit kinez. Unë personalisht mendoj, duke njohur popullin shqiptar, apo shtetin shqiptar, apo politikanët shqiptarë, unë e ndjej veten njeriu më i afërt nga kombi shqiptar për popullin kinez sot. Një ndër arsyet kryesore është sepse unë jam rritur në Nju Jork, në një komunitet kinez shumë të gjerë. Më ka rënë të bashkëpunoj me shumë biznesmenë kinez në Kinë dhe një ndër sukseset më të mëdha që kam pasur në Nju Jork, e kam pasur nga marrëdhëniet që kam pasur me biznesmenët kinezë. Gjithashtu, unë respektoj traditën e tyre. Mendoj që populli shqiptar dhe populli kinez kanë tradita shumë të përbashkëta nga ana kulturore, nga ana e traditave të respektit, të mikpritjes. Kjo është një nga arsyet që më ka tërhequr shumë populli kinez, kultura e tij e lashtë, shumë shumë e lashtë. Unë, personalisht e kam studiuar shumë kulturën kineze dhe mendoj se është një nga kulturat më të vjetra të historisë së njerëzimit dhe një ndër filozofitë më të mëdha të njerëzimit, prandaj unë kam shumë shpresë që populli kinez do ecë me hapat që po ecën tani dhe do vazhdojë, kjo duke pasur parasysh kulturën e tyre, respektin e tyre, traditën e tyre. Mënyrën sesi po zhvillohet gjatë kohës së sotshme është një zhvillim gradual, një zhvillim shumë i matur. Ndryshime ka pasur çdo shtet në botë, kanë pasur zhvillime si çka pasur Shqipëria, Rusia, apo shtete të tjera, por zhvillimi që ka bërë shteti kinez dhe populli kinez është një zhvillim shumë i matur dhe në një drejtim të ditur. Kjo ka krijuar arsyen pse populli kinez po lëviz me hapa të matura gjatë zhvillimit të tij dhe nuk rrezikojnë, nuk gabojnë në zhvillimin që po bëjnë gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Nga mënyra sesi po zhvillohet ekonomia, mënyra shoqërore e popullit kinez është një mënyrë shumë e matur, mënyrë tradicionale. Unë kam një shprehje që ata po i lidhin gjeneratat e popullit të tyre, nga një gjeneratë në tjetrën, nëpërmjet mënyrave shumë të matura. Jo është një ndër arsyet që ka krijuar një zhvillim shumë gradual dhe shumë të suksesshëm të shtetit dhe të ekonomisë dhe jetës shoqërore kineze.
- Keni pasur shumë kontakte me sektorë dhe ndërmarrje të mëdha të Kinës. A mund të na tregoni diçka për këto kontakte?
- Gjatë tri viteve të fundit jam munduar në çdo formë apo mënyrë për të pasur një marrëdhënie ekonomiko-shoqërore midis Shqipërisë dhe Kinës. Jam munduar për të hapur çdo derë për të pasur një zhvillim miqësor, siç ka qenë një traditë midis popullit shqiptar dhe popullit kinez. Eshtë një traditë e vjetër që duhet të vazhdojë, pavarësisht uljeve apo ngritjeve të marrëdhënieve. Unë personalisht, sot, duke qenë në një ekonomi tregu, një jetë e ekonomisë së tregut, mendoj që potencialet që kanë kompanitë kineze për të zhvilluar ekonominë shqiptare, janë shumë të mëdha, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës. Fokusimi im është, unë mundohem që kompani të mëdha kineze, siç është kompania e hekurudhave, apo e ndërtimit të hidrocentraleve, unë vetë mendoj se të vetmet kompani që mund të ndërtojnë këto në Shqipëri, janë kompanitë kineze. Duke njohur edhe ekonominë e tregut botëror dhe gjendjen financiare botërore sot, unë mendoj se vetëm kompanitë kineze kanë mundësi të ndërtojnë vepra madhështore, siç ekzistojnë tani në Shqipëri për t'u zhvilluar.
- Faleminderit