(2)
- Po, edhe për pikat kryesore që keni qenë në Kinë, çfarë përshtypje keni? Në provincën Junan, ose diku?
- Kina është një vend shumë i madh me tradita të ndryshme nga një zonë në një zonë tjetër. I kam vënë re shumë ndryshimet tradicionale, nga çdo aspekt i jetës, nga traditat e gatimit të ushqimeve, nga traditat e mikpritjes. Unë kam kaluar një jetë shumë të mirë në Kinë, gjatë tri viteve të fundit. Përveç punës që kam vazhduar me një intensitet shumë të lartë, kam shijuar traditën e çdo vendi që kam vajtur në Kinë si Dajlan, Junan, Kuming, Pekin Shenxhen. Gjëja kryesore që kam vënë re është mikpritja popullit kinez, për mua personalisht. Siç e dimë më parë, populli shqiptar dhe populli kinez kanë miqësinë e tyre, por unë kam miqësinë time dhe miqësia ime personale me popullin kinez nuk do ndryshojë kurrë. Unë e ndjej veten si një pjesëtar i familjes së popullit kinez. Diçka që më ka lënë shumë përshtypje, unë mendoj se gjatë gjithë jetës sime, unë e kam si shtëpinë time Kinën.
- Kina është shtëpia juaj
- Faleminderit, po, e ndjej veten të atillë, e ndjej veten se populli kinez më ka mik-pritur dhe më mik-pret edhe sot. Siç më ka mik-pritur para tri viteve, më ka mik-pritur vjet edhe sivjet. Më mirëpresin në çdo kohë në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën formë respekti, tradite edhe kulture.
- Zyra juaj e ka marrë intervistën mbi Panairin e Guangzhout, të cilën e ka përgatitur redaksia e Gjuhës Shqipe e Radios së Jashtme të Kinës?
- E kam marrë broshurën e ekspozitës, e kam marrë para dy muajsh dhe e kam parë. S'më është dhënë mundësia të vij në Ekspozitë, por ja, mua më jepet mundësia më shumë se çdo njeriu tjetër, mua më jepet mundësia të vij çdo kohë në Kinë dhe kjo e ka bërë më interesante jetën time, sesa një ekspozitë, unë, siç ju thashë edhe më parë, unë e ndjej veten si në shtëpinë time në Kinë.
- Po, për Ekspozitën e Shangait, e keni marrë vesh ju?
- E kam marrë vesh edhe për Ekspozitën e Shangait, do jetë e pamundur të jem në Ekspozitën e Shangait, sepse do udhëtoj shumë dhe jam shumë i zënë me punë. Do ishte një kënaqësi, unë s'kam qenë në Shangai kurrë, por do ishte një kënaqësi e madhe që të vizitoja edhe Shangain. Ka mundësi që herën tjetër, pa diskutim që do të vizitoj edhe Shangain.
- Kësaj here, revista mbi pikat turistike të Pekinit... s'keni pasur kohë të vizitoni.
- Unë Pekinin e njoh shumë mirë, sepse kam kaluar gati tre muaj në Pekin. Diçka që jam munduar të bëj këto kohët e fundit, jam munduar që të kuptoj sistemin e metrosë së Pekinit, siç e dini edhe vetë juve...
- Domethënë, keni ecur vetë, sipas hartës...
- Sipas hartës, edhe informacionet e revistës kanë qenë shumë ndihmëse. Informacioni në revistë, për të vizituar, ose për t'u orientuar me Pekinin. Unë kam qenë në Murin e Madh, në Forbiden City (Qytetin e Ndaluar), në Tien An Men, kam qenë në shumë vende historike, kulturore të Pekinit. Siç e dini edhe vetë, unë jam munduar që të futem edhe në jetën shoqërore të Pekinit. Ka dy ditë që shkoj dhe luaj golf në klubet e golfit të Pekinit.
- Mund të na thoni diçka mbi klubet e golfit?
- Ka qenë diçka shumë interesante gjatë dy ditëve të fundit që kam kaluar në këtë klub golfi në Pekin. Shërbimi ka qenë ndër një më të mirët që kam parë në jetën time, prandaj është edhe ajo shpresa se Kina po lëviz me hapa më të mëdha se çdo shtet në botë. Kjo për arsye se sistemi, mënyra, trajtimi dhe fusha e golfit, ka qenë ndër një më të mirat që kam luajtur në jetën time dhe unë luaj gati tre-katër herë në javë në Amerikë. Ka qenë diçka shumë mahnitëse, e kam pëlqyer shumë dhe po mu dha mundësia, muajin tjetër do të kem një..ata 'clubs' do t'i le këtu që të luaj çdo kohë sa herë që të vij në Pekin. Prandaj po them që zhvillimi që po bën Kina është në të gjithë aspektet e jetës, në aspektin dëfrimit, të zhvillimit ekonomiko-shoqëror.
- Sot ishit edhe në Qendrën Tregtare "Udha e Mëndafshit", si ju duk?
- Eshtë hera e dytë që e vizitoj Qendrën Tregtare "Udha e Mëndafshit". I jepet mundësia çdo njeriu që të trajtojë dikë në mënyrat më të mundshme financiare. Në Qendrën Tregtare "Udha e Mëndafshit" mund të gjesh çfarë dëshiron. Eshtë diçka fantastike. Mund të blesh nga gjerat më të ndryshme për t'i bërë dhuratë. Ajo që më bën përshtypje është zhvillimi, zhvillimi në mënyrat më të ndryshme të shtetit dhe të popullit kinez. Gati çdo herë që kam ardhur kam parë ndryshime. Para dy viteve vija shpesh, gati dy-tre herë në vit dhe ndryshimet i kam parë gati çdo muaj, ose sa herë që kam ardhur kam parë ndryshime. Çdo herë që kam ardhur këtu, më duket sikur ndjej ndryshime të zhvillimit të vendit këtu në Kinë. Prandaj për mua do jetë një kënaqësi, unë shoh një të ardhme, një rrugë shumë të largët midis popullit kinez dhe popullit shqiptar, sidomos për popullin kinez shoh një rrugë shumë të largët. Unë mendoj se Kina do të bëhet një superfuqi ekonomike botërore, shumë shpejt. Në një farë mënyre mendoj edhe sot se është një superfuqi ekonomike. Zhvillimet shoqërore jetësore kërkojnë kohën e tyre, por zhvillimet ekonomike janë të papara, krahasuar me çdo vend të botës. Unë kam shëtitur në shumë vende të botës gjatë gjithë jetës sime, si në Amerikë dhe në Europë, por zhvillimet që shoh në Kinë s'i kam parë kurrë në jetën time, në asnjë vend tjetër. Shpresoj që me ndihmën e kompanive të mëdha kineze, e njëjta gjë të ndodhë edhe në Shqipëri që ky zhvillim i ekonomisë kineze të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.