PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lenovo në globalizim
2010-10-12 20:10:09 cri komenti juaj Printoni

Në vitin 1994 "Legend" hyri me sukses në bursën e Hong-Kongut dhe pas 4 vjetësh kjo kompani prodhoi 1 milion kompjutera personalë me markën e vet. Në vitin 2003, emri i kësaj kompanie në gjuhën angleze u ndryshua nga "Legend" në akronimin "Lenovo": "Le" është nga emri i mëparshëm "Legend", që do të thotë vazhdimi i traditës së mëparshme, kurse "novo" do të thotë "i ri", duke simbolizuar frymën e risive. Kjo frymë është pikërisht thelbi i kompanisë "Legend". Në vitin 2004, emri i kompanisë "Legend" u ndryshua zyrtarisht në "Lenovo".

Në maj të vitit 2005, kompania "Lenovo" realizoi me sukses blerjen e sektorit të kompjuterave personalë të IBM-së, gjë që shënoi kthimin e kompanisë "Lenovo" në udhëheqës të tregut botëror të kompjuterave. Të ardhurat vjetore të kësaj kompanie kanë arritur në 13 000 milionë dollarë amerikanë. Tani kompania është bërë grupi me përgjegjësi të kufizuar "Lenovo", që u shërben ndërmarrjeve dhe klientëve privatë të vendeve të ndryshme të botës. (Zhai)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China