PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lenovo në globalizim
2010-10-12 20:10:09 cri komenti juaj Printoni

Historia: Në vitin 1981, IBM-ja po projektonte zhvillimin e kapacitetit dhe aftësisë së kompjuterave në një nivel të ri, në nivelin personal, në mënyrë që të zgjeronte potencialin e forcën prodhuese të teknologjisë informative nga kompjuterat e mëdhenj në kompjuterat familjarë dhe të punës. Më 12 gusht të vitit 1981 IBM-ja nxori zyrtarisht në shitje kompjuterin e parë personal (PC) në histori. Që nga ajo kohë, njerëzimi hyri në epokën e kompjuterave personalë. Në vitin 1992 lindi një markë magjike, e bërë tashmë shumë e njohur, ThinkPad! Gjatë 26 vjetëve sektori i kompjuterave personalë i IBM-së është zhvilluar, duke arritur pandërprerë risi në këtë fushë. Si një pjesë e rëndësishme mbështetëse e strategjisë ThinkPad, teknologjia TVT (Think Vantage) ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Objektivi i teknologjisë TVT është që produktet PC të markës ThinkPad të kenë aftësitë vetjake të kontrollit, instalimit, përmirësimit dhe shërimit. Si rrjedhim, është ulur në maksimum kostoja e PC-së për përdoruesit, duke i ndihmuar ata të kenë sukses tregtar.

Në vitin 1984, në Lindje të Kinës, z. Liu Cuanzhi dhe 10 veta të tjerë nga personeli tekniko-shkencor kompjuterik kinez, kuptuan në mënyrë largpamëse se PC-ja do të ndryshojë patjetër punën dhe jetën e njerëzve. Me një kapital fillestar prej 25 mijë dollarësh amerikanë, si dhe besimin e patundur të kthimit të rezultateve shkencore në produkte të suksesshme, ata morën me qira në Pekin një mjedis të vogël të lëvizshëm dhe filluan krijimet e tyre të reja. Kompania e re u quajt "Legend", që në gjuhën angleze do të thotë "legjendë". Gjatë procesit të zhvillimit të saj, kompania "Legend" krijoi shumë risi të rëndësishme teknologjike, duke prodhuar me sukses kartën e gjuhës kineze, që përkthen sistemin e përdorimit të kompjuterave nga gjuha angleze në atë kineze, duke krijuar edhe kompjuter personal që mund të lidhet menjëherë me internetin. Në vitin 2003 ata nxorën teknologjinë krejt të re aplikuese përkatëse, duke konfirmuar pozitën e rëndësishme të epokës 3C. Me produktet PC me teknologji të përparuar, kompania "Legend" ngjiti majën më të lartë të teknologjisë së informacionit. Në vitin 2004 produktet e kompanisë "Legend" zunë për të tetin vit me radhë vendin e parë në shitjen e kompjuterave personalë në tregun e Kinës.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China