PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lenovo në globalizim
2010-10-12 20:10:09 cri komenti juaj Printoni

Grupi me përgjegjësi të kufizuar "Lenovo" ( Lenovo Group Limited ) u krijua në vitin 1984 me një personel tekniko-shkencor prej 11 vetash dhe me një investim 200 mijë juanë nga Instituti i Informatikës i Akademisë së Shkencave të Kinës. Në atë kohë quhej Kompania e Zhvillimit të Teknologjisë së Re e Institutit të Informatikës së Akademisë së Shkencave të Kinës. Në vitin 1989 u krijua kompania e kompjuterave "Legend" e Pekinit, që prodhonte kryesisht kompjutera, servera, laptopë, printera, kompjutera dore, telefona celularë dhe produkte të tjera elektronike. Qysh nga viti 1996, sasia e shitjes së kompjuterave "Legend" zuri vendin e parë në tregun e brendshëm të Kinës.

Më 1 prill të vitit 2004, emri në gjuhën angleze "Legend" u ndryshua në "Lenovo". Po në këtë vit Grupi "Lenovo" bleu me 1750 milionë dollarë sektorin e kompjuterave personalë të IBM-së dhe fitoi të drejtën e përdorimit për 5 vjet të markës IBM, duke u bërë grupi i tretë për nga madhësia në botë për prodhimin e kompjuterave personalë.

"Lenovo" është shndërruar tani në një grup të madh të industrisë së informacionit me zhvillim të shumanshëm. Në maj të vitit 2005 ajo realizoi blerjen e sektorit të kompjuterave personalë të IBM-së, gjë që shënoi njëkohësisht edhe ristrukturimin e "Lenovos".

Tani selitë e përgjithshme e Grupit "Lenovo" janë në Pekin dhe në Raleigh të SHBA-së. Me anën e sektorëve të vet të shitjes, partnerëve të biznesit dhe partneritetit me IBM-në, rrjeti i shitjes i "Lenovos" së re është i shpërndarë në mbarë botën. Grupi "Lenovo" ka në gjithë botën gjithsej 19 mijë punonjës. Qendrat kërkimore të "Lenovos" janë ngritur në Pekin, Shenzhen, Xiamen, Chengdu e Shangai të Kinës, në Tokio të Japonisë dhe në Raleigh të Karolinës së Veriut në ShBA.

Si një firmë udhëheqëse botërore në tregun e kompjuterave, "Lenovo" zhvillon, prodhon dhe shet produktet teknologjike më të besueshme, më të sigurta dhe më të përdorshme, duke u ofruar klientëve edhe shërbime profesionale me cilësi të lartë dhe duke i ndihmuar ata dhe partnerët e saj në mbarë botën të arrijnë suksese të njëpasnjëshme.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China