Kina u zotua për të mbajtur lart flamurin e paqes dhe ruajë sovranitetin e vendosur pas lufte, tha kryeministri kinez Li Keqiang duke mbajtur raportin e punës në sesionin vjetor parlamentar të mërkurën.
"Ne do të ruajmë fitoret e arritura gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rendin ndërkombëtar të pasluftës, dhe nuk do të lejojmë njeri të ndryshojë kursin e historisë," tha Li duke ju drejtuar Asamblesë Kombëtare Popullore, institucionit më të lartë ligjvënës.
Vendi do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe zhvillimin, dhe do të garantojë plotësisht të drejtat legjitime dhe interesat e qytetarëve kinezë dhe të biznesit jashtë shtetit, thekson raporti.
Kina, e cila ka nevojë për një mjedis afatgjatë të qëndrueshëm ndërkombëtar për modernizimin e saj, do të ndjekë rrugën e pakthyeshme të zhvillimit paqësor dhe do të zbatojë një strategji të favorshme të hapjes, tha kryeministri. (Leftion Peristeri)
Link:
Li Keqiang: Sfidat më të mëdha se parashikimi në 2013-n
Kina cakton objektivin e rritjes ekonomike për 2014-n në 7.5 përqind
Kina zotohet të mbrojë fitoret e L.II.B dhe rendin botëror pas saj
Kinë, Nis punimet sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore