Objektivi i rritjes ekonomike në Kinë për vitin 2014 u caktua në 7.5 për qind, shifër kjo e njejtë me një vit më parë, sipas raportit të punës së qeverisë njoftuar nga kryeministri Li Keqiang në sesionin vjetor parlamentar, të mërkurën.
Ai tha se në bazë të krahasimeve dhe shqyrtimeve të kujdesshme si dhe analizimit të faktorëve të ndryshëm, është vendosur që objektivi i rritjes për vitin 2014 të qëndrojë në nivelin 7.5 përqind.
Ky është viti i tretë radhazi që qeveria cakton një objektiv të rritjes prej 7.5 për qind, duke synuar qëndrueshmërinë ekonomike. (Albana)
Link:
Li Keqiang: Sfidat më të mëdha se parashikimi në 2013-n
Kina zotohet të mbrojë fitoret e L.II.B dhe rendin botëror pas saj
Kinë, Nis punimet sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore