Gjatë qëndrimit të tij në Pekin, sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates, u takua edhe me zv-kryetarin e Kinës dhe zv-kryetarin e Këshillit Ushtarak Qendror, Xi Jinping. Zyrtari kinez tha se zhvillimi i marrëdhënieve mes dy ushtrive, duhet të ndërtuar mbi një bazë të qëndrueshme politike. Kjo bazë sipas tij, lidhet me respektimin reciprok të sovranitet, sigurisë dhe interesat e zhvillimit. Xi Jinping tha se në situatën e re, Kina dhe SHBA-ja duhet të shtojnë besimin te njëra tjetra dhe të bashkëpunojnë për të përballuar së bashku sfidat globale.
Temë e bisedime ishte edhe çështja e Tajvanit, për të cilën dy zyrtarët folën në parim. Kina kërkon të ecë në rrugën e paqes dhe zhvillimit, tha Xi Jinping.
Z. Gates tha se SHBA-ja, u kushton rëndësi marrëdhënieve amerikano-kineze. Ai shpreson për një vizitë pozitive të kryetarit Hu Jintao në SHBA, javën që vjen. Gjithashtu z. Gates, shprehu kënaqësi për arritjen mirëkuptimit në marrëdhëniet mes dy ushtrive. SHBA-ja, tha ai, do të nxitë më tej bashkëpunimin ushtarak me Kinën. (Çang Çuo)
LINK:
Takohen ministrat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Kinës
Kina kundërshton shitjen e armëve të SHBA-së në Tajvan
Kinë-SHBA, marrëdhënie ushtarake të qëndrueshme
Kina, rritja e forcës ushtarake e drejtë
Robert Gates filloi vizitën në Kinë